Shqipëria muajin tjetër do të përurojë bazën ushtarake në Kuçovë, paralajmëroi sekretari amerikan Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në NATO, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, raporton TopChannel.

“Kemi pasur mundësinë të diskutojmë shumë çështje. Jemi përqendruar te ajo që mund të bëjmë për të nxitur para sigurinë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për të ndihmuar Ukrainën. E para që i ka çuar ndihma ushtarake. Aktualisht, është një nga 10 kontribueset kryesore në ndihmat për Ukrainën. Përgjatë 15 viteve të saj, Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën. Muajin e ardhshëm, Shqipëria do të përurojë bazën ushtarake në Kuçovë. Aleatët tanë, që janë 30 e që së shpejti do bëhen 32, kanë vullnetin e hekurt që të ndihmojnë njëri-tjetrin. Aleanca jonë është më fortë, për shkak të begatisë që bashkëndajmë, jemi të lumtur që Shqipëria vazhdon të bëjë pjesën e saj”.

I pyetur nga Top Channel, nëse do të ketë edhe bazë detare të NATO-s në portin e Durrësit, Blinken u përgjigj:

“Është e rëndësishme të nënvizojmë se ka kaluar 15 vite që kur Shqipëria është bërë aleate e NATO. Do të përurohet vetëm pak javë më parë. Theksojmë angazhimin që Shqipëria ka bërë. Për bazën detare, është diçka që e kemi diskutuar dhe do të vazhdojmë ta diskutojmë përmes NATO-s dhe proceseve që NATO ka përsa i përket vendosjes së aseteve të tjera, që janë të rëndësishme për aleancën”.