Me histori të rreme për aksident, një mashtrues i mori 7.000 euro një gruaje nga Manastiri
Një mashkull i është prezantuar si mjek një gruaje 76-vjeçare nga Manastiri, të cilës i ka thënë se mbesa e saj ka bërë aksident dhe se ajo duhet të japë 7.000 euro që t’ia shpëtojë jetën, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.
“Dje në ora 11:25 në SPB Manastir, një grua 76-vjeçare ka denoncuar se ka qenë e mashtruar nga ana e një mashkulli të panjohur, i cili i është paraqitur në telef dhe është prezantuar si mjek, pas çka i ka thënë se mbesa e saj është lënduar rëndë në një aksident trafiku dhe duhet të japë të holla që t’ia shpëtojë jetën. Denoncuesja së bashku me bashkëshortin ia kanë dhënë një personi 7.000 euro i cili, sipas marrëveshjes, i ka pritur se sahati në Manastir. Më vonë, denoncuesja ka kuptuar se ka qenë e mashtruar, gjegjësisht se mbesa e saj nuk ka marrë pjesë në aksident trafiku” kumtojnë nga Ministria.
Nga MPB-ja informojnë se po ndërmerren masa për zbardhje të rastit.