Me 14 mars në Çifte Hamam shënohet Dita e dizajnit italian 2024

Në kuadër të programit treditor, më datë 14 mars 2024 (e enjte), në galerinë Çifte Hamam në orën 13:00 do të hapet ekspozita e titulluar “Pinoku më i dashur (Carisimo Pinocchio)”. Ekspozita do të mund të vizitohet në dy javët e ardhshme, deri më 28 mars 2024, transmeton Portalb.mk.

Gjegjësisht, në objektin Çifte Hamam do të prezantohet ekspozitë me rastin e 140 vjetorit të botimit të parë të librit “Aventurat e Pinokut – Tregimi për kukullën” nga Karlo Kollodi, libri më i përkthyer italian në botë. Në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, ekspozita e Muzeut për Dizajn ADI nga Milano publikut maqedonase do t’ia prezantojë projektin “Pinoku më i dashur, disenjatorët dhe disenjatorët grafikë italianë e ridizajnojnë kukullën më të famshme në botë”, të kuratuar nga Xhulio Jaketi.

Përvjetor i cili sipas fjalëve të kryetarit Luçijano Galimberti“ është një rast për të festuar kryeveprën e letërsisë italiane, për të forcuar multidisiplinaritetin e dizajnit si një trashëgimi e pasurisë kulturore e aftë për të parashtruar pyetje në aktivitetet tona të përditshme”.

Zemra e “Carisimo Pinocchio” janë 60 projekte dizajni nga 30 disenjatorë dhe 30 disenjatorë grafikë, të krijuara posaçërisht për ekspozitën, “shprehje të ndryshme të ndjenjave dhe punës së kaq shumë disenjatorëve italianë: një pamje e zmadhuar, kaleidoskopike, befasuese, e aftë të thotë tregimi për aftësinë e dizajnit italian të krijojë piktura dhe objekte të përjetshme, duke festuar në këtë mënyrë  mitin e Xhepetos, disenjatori i parë italian!” (Xhulio Jaketi).

Përmes hapësirës mediatike, me kënaqësi i drejtohet publikut bashkëkuratori i ekspozitës:

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Luka Madonini dhe jam një nga 60 disenjatorët e përfshirë në ekspozitën “Pinoku më i dashur”. Duke bashkëpunuar me kryekuratorin e ekspozitës Xhulio Jaketi, kisha edhe kënaqësinë dhe nderin të jem dëshmitar i të gjitha fazave të saj krijuese në këtë ekspozitë e cila është krijuar me qëllim për të festuar 140 vjetorin e lindjes së Pinokut, një prej ikonave më të famshme italiane në botë. Kjo gjithsesi është një festë e figurës së Pinokut, por edhe e Xhepetos, krijuesit të tij, i cili ka ditur ta shfrytëzojë maksimalisht copën e thjeshtë të drurit, duke punuar me heqje dhe kështu duke arritur në një sintezë formale absolute: cilindër, sferë, koni i kapelës dhe sigurisht një zgjatim i mprehtë, përkatësisht të përftohet gjithçka nga asgjëja dhe të gjendet vlerë qoftë edhe në një copë të thjeshtë. Për të demonstruar këtë analogji, disenjatorë të shumtë gjatë viteve kanë marrë përsipër sfidën për ta riinterpretuar figurën e Pinokut, duke ruajtur gjithmonë arketipin formal.

Duke folur për ekspozitën, Xhulio Jaketi propozoi që në Muzeun e Dizajnit ADI të përfshihen 60 disenjatorë italianë, konkretisht 30 disenjatorë dhe 30 disenjatorë grafikë, të ftuar për të dizajnuar riinterpretimin e tyre personal të kukullës më të famshme në botë. Rezultati është një koleksion i cili e rrëfen kompleksitetin e tregimit të Pinokut dhe aventurave dhe aspekteve të tij të shumta.

Bëhet fjalë për një ekspozitë gjithëpërfshirëse, e përshtatshme si për fëmijë ashtu edhe për të rritur, plot surpriza, e aftë për t’ju bërë të buzëqeshni dhe njëkohësisht t’ju bëjë të mendoni. Shpresoj se do të kënaqeni dhe do të lejoni që të futeni në botën magjike të Pinokut.” Lluka Madonini

Në hapjen e ekspozitës do të drejtohet ambasadori i Republikës së Italisë, Sh.T. Andrea Silvestri, drejtoresha e galerisë Dr.Dita Starova Qerimi dhe bashkëkuratori dhe disenjatori z.Luka Mandonini.