Ish-shefi i kabinetit të Navalnit është rrahur me çekan në Lituani

Bashkëpunëtori shumëvjeçar i liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, Leonid Volkov, është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Lituani. Volkov tha se i është thyer krahu dhe se është goditur 15 herë me çekiç në këmbë, transmeton Portalb.mk.

Identiteti i sulmuesit nuk dihet, por Volkov beson se ai është i motivuar politikisht.

“Ishte një përshëndetje e qartë, tipike gangstere nga Putini, nga një bandit nga Shën Petersburgu. Ne do të punojmë dhe nuk do të dorëzohemi”, ka thënë Volkov në Telegram, pa dhënë më shumë detaje për sulmuesin.

Policia nisi një hetim për sulmin, i cili ndodhi kur Volkov mbërriti me makinë para shtëpisë së tij në Vilnius.

Ivan Zhdanov, një tjetër bashkëpunëtor i Navalny-t, publikoi foto të Volkovit të rrahur, duke treguar një këmbë të majtë të gjakosur dhe mavijosje në kokë.

I pyetur nëse sulmuesi bërtiti diçka, Zhdanov u përgjigj:

“Gjithçka ndodhi në heshtje. Vetëkuptohet se ky është një sulm i qartë politik, nuk ka dyshim për këtë”.

Volkov, 43, i cili ka jetuar jashtë Rusisë për disa vite për arsye sigurie, ishte shefi i shtabit të Navalnyn deri në vdekjen e tij muajin e kaluar. Ai përballet me disa akuza në Rusi.