Mbretëria e Bashkuar u kërkoi politikanëve amerikanë të mbështesin Ukrainën

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, u ka kërkuar politikanëve amerikanë që të mbështesin Ukrainën “sepse është në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, raporton KlanKosova.

Shapps ka vizituar sot ushtarët britanikë dhe ukrainas në Catterick Garrison në North Yorkshire, ku ai u pyet në lidhje me ngërçin e vazhdueshëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara lidhur me paketën e planifikuar të ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh të Presidentit Joe Biden për Kievin.

Mesazhi im për ata në Capitol Hill është vërtet i thjeshtë – unë isha në Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitol Hill muajin e kaluar”. tha ai.

“Bëjeni këtë sepse është në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëjeni sepse nuk po vjen vetëm sërish në shpëtimin e Evropës, por sepse ne duhet t’i tregojmë jo vetëm Putinit, por edhe të tjerë, se nuk mund të na lënë jashtë kohe”, tha Shapps, shkruan Skynews.