Mbi 70 persona të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Rusi

Asnjëri prej 74 personave në bord nuk i ka mbijetuar rrëzimit të një aeroplani ushtarak në rajonin rus Belgorod, kanë thënë autoritetet ruse, transmeton REL.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se në aeroplan kanë qenë 65 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase, të burgosur të luftës, anëtarë të ekuipazhit dhe disa shoqërues të tjerë.

“Aeroplani është rrëzuar në rajonin Koroçanski. Është rrëzuar afër një zone të populluar. Të gjithë në bord kanë vdekur”, ka thënë guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, përmes një postimi në Telegram.

Është thënë se ushtarët kanë qenë duke u transportuar për këmbim.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, duket se aeroplani ushtarak transportues ka qenë i modelit Ilyushin Il-76.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të komentojë rrëzimin e aeroplanit, duke thënë se është ende duke mbledhur informacione për incidentin.