Mbi 100 mijë të papunë në RMV gjatë vitit 2023

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2023 popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 791,647 persona, nga të cilët të punësuar janë 688,296, ndërsa 103,351 persona janë të papunësuar, transmeton Portalb.mk.

Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.3, shkalla e punësimit 45.4, ndërsa shkalla e papunësisë është 13.1.

Rezultatet në publikim nuk janë të krahasueshme me vitet paraprake për shkak të implementimit të Rregullores së re të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, si dhe rregullores ekzekutive përkatëse të Komisionit në fushën e fuqisë punëtore.

Informata më të detajuara në këtë fushë gjenden KËTU.