Mbi 1.55 miliard të ardhura nga turizmi gjatë gjashtë muajve në Shqipëri

Fluksi i turistëve këtë vit ka sjellë të ardhura rekord në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë shpenzimet e të huajve që kanë vizituar Shqipërinë kanë arritur në 1.55 miliardë euro në gjashtë muajt e parë të vitit, një rritje kjo me 37%, raporton Klan. Të tilla shpenzime sipas ekspertëve tregojnë shenja rritje për turizmin.

“Padyshim që është një arritje e bilancit të pagesave që tregon atë prurje që kanë bërë turistët e cila lidhet dhe është në sinkron me hyrjet e turistëve gjatë 6 mujorit të parë. Shqipërisë i nevojitet një ekonomi e diversifikuar, e cila turizmin do e ketë prioritet”, tha eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj.

Por paralelisht me prurjet nga turistët e huaj, edhe shqiptarët kanë shtuar shpenzimet e tyre jashtë vendit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit shpenzimet e shqiptarëve për udhëtimet jashtë ishin 977 milion euro, një rritje kjo me 23%. Në përfundim vendit i mbeten nga turizmi 794 milion euro, vlerë kjo më e larta e arritur ndonjëherë.