Katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas të shtënave masive të mërkurën në mbrëmje në Çikago, tha policia, raporton TopChannel.
Masakra ndodhi në lagjen River North, në bllokun 300 të West Chicago Avenue, kur një automjet u afrua në një vend dhe të paktën një person i armatosur hapi zjarr ndaj një turme që qëndronte jashtë, tha policia e Çikagos.
Mjeti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka asnjë person të arrestuar, tha policia.
Katër persona u vranë, dy burra dhe dy gra, dhe 14 të tjerë u plagosën, përfshirë disa që u shtruan në spital në gjendje kritike, sipas policisë.