Mariçiq – Han: BE po punon në reforma paralele me qëllim zgjerimin e saj deri në vitin 2030

Bashkimi Evropian po punon në reforma paralele në institucionet, vuxhetin dhe proceset e miratimit të vendimeve, me qëllim që deri në vitin 2030 të krijohet një mjedis i përshtatshëm për zgjerimin e saj, porositi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq pas takimit në Bruksel me eurokomesarit për buxhet dhe administratë, Johanes Han, transmeton Portalb.mk.

“Duhet të mbajmë kontinuitetinm në zbatimin e reformave të cilat do të japin rezultate thelbësore për përshpejtimin e procesit qasës. Me gatishmëri deri në vitin 2030 për shtete anëtare të reja, BE e kthen kredibilitetin dhe për ne është forcë lëvizës për reforma të suksesshme dhe përparim demokratike”, theksoi Mariçiq në postimin e tij në Facebook pas takimit.

Siç shkruan MIA, Han pas takimit ka shprehur inkurajim dhe mbështetje që vendi të vazhdojë me procesin aktual negociues, sepse vijojnë ndryshime pozitive dhe plan i BE-së për zhvillimin e shteteve nga rajoni.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri ka pasur sot takim edhe me eurokomesarin për zgjerim, Oliver Varheji, në të cilion tema aktuale kanë qenë ngjarjet politike aktuale në vend, rrjedha e procesit të skriningut dhe pritjet para publikimit të raportit për përparim për vitin 2023.

“Maqedonia e Veriut ka vend në BE, tani është momenti për përshpejtimin e procesit qasës. Me planin e ri të BE-së për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor porosia është e qartë se rajoni duhet të përgatitet për anëtarësim në BE dhe me hapa konkret të përparojë thelbësisht drejt integrimit të plotë në Union”, porositi Mariçiq pas takimit.

Kujtojmë se më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.