Maqedonia nga Viti i Ri pret të hyjë në SEPA – çfarë do të thotë?
Kush ka pranuar të holla nga familjarë nga vendet e huaja ose kush, për shembull, ka paguar depozit për pushimet verore në BE, e di se sa mund të jenë të ngadalshme dhe të shtrenjta këto transaksione. Vendi, tani, është në rrugë që pagesat e tilla t’i sjellë në kohë për vetëm disa sekonda, me shpenzime shumë më të vogla, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.
Banka Popullore në korrik dorëzoi kërkesë që të bëhet anëtare e SEPA-s ose me gjithë titullin – Rajoni i vetëm për pagesë me euro. Është adresuar deri te Këshilli evropian për pagesa, edhe pse mekanizmi nuk është pjesë e kornizës institucionale të BE-së, por asociacion jopërfitues i bankave dhe dhënësve të tjerë të shërbimeve pagesore. Vendimi, megjithatë, se nëse një vend do të pranohet në SEPA, mbështetet në përmbusjen e rregullativave evropiane.
“Vetë dinamika e inkuadrimit në SEPA varet nga gatishmëriae vendeve dhe shkalla e harmonizimit të kornizës juridike kombëtare me legjislacionin relevant evropian, për të cilin vlerësim është siguruar edhe ndimë teknike nga Banka Botërore. Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi nga Banka Botërore në këtë proces janë vlerësuar me shkallë të lartë të harmonizimit të kornizës juridike dhe ishin tre nga gjashtë vendet e para nga Ballkani Perëndimor, bankat qendrore të të cilave gjatë qershorit dhe korrikut, siç thatë, i dorëzuan aplikimet për anëtarësim deri te Këshilli Evropian për pagesë. Pritjet sipas deklaratave më të reja nga përfaqësues të lartë të KE-së janë se tre vendet janë me mundësi të madhe për inkuadrim të shpejtë në SEPA. Me siguri nga fillimi i vitit të ri”, thotë Emilija Nacevska, zëvendës-guvernatore e BPRMV-së.
Nëse realizohen pritjet, dobi nga anëtarësimi në SEPA nga Viti i Ri do të shohin edhe qytetarët dhe firmat.
“Për qytetarët pritet që anëtarësimi në SEPA në pjesë të madhe të kontribuojë në fushën e pagesave me remitencat. Duke e pasur parasysh emigrimin e shumtë në vendet e Ballkanit Perëndimor në vendet evropiane, ku të ardhurat nga këto remitanca vlerësohet se marrin pjesë deri në 15 përqind nga BPV-ja në vendet e rajonit. Me inkuadrimin në SEPA dhe eliminimin e relacioneve të shtrenjta bankare korresponduese për ekzekutim të remitancave pritet, sipas studimit të Bankës Botërore, pritet që shpenzimet për remitanca të cilët rrjedhimisht janë rreth 6-7 përqind nga shuma e remitancës që përgjysmohet dhe të sillen në rreth 3 përqind nga shumca e vetë remitancës, që do të thotë edhe kursim i madh për amvisëritë, ndërsa e gjithë kjo në nivel të rajonit nga Ballkani Perëndimor nga ana e Bankës Botërore është vlerësuar në kursim prej rreth gjysmë miliardë euro”, theksoi Nacevska.
Nga aspekti i firmave, sipas zëvendës-guvernatores Nacevska, analizat e Bankës Botërore tregojnë ulje edhe të shpenimeve për ekzekutim të pagesave të ndërmarrjeve mirko, të vogla dhe të mesme nga vendet e Ballkanit Perëndimor me kompanitë nga BE-ja.
Për momentin, pagesat ndërkombëtare zhvillohen përmes të ashtuquajturave llogari korresponduese të bankave vendore tek të huajat. Procesi është i kompikuar, madje transaksionet mund të zgjasin edhe nga disa ditë, potencoi Antonije Marinoski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.
Ideja e vetë iniciativës për SEPA në esencë është që të thjeshtësohen dhe të lirohen pagesat ndërkufitare në Evropë midis shteteve dhe tregjeve të ndryshme.
Anëtarësimi në SEPA, megjithatë nuk është i pakushtëzueshëm. Nevojitet harmonizim i disa ligjeve të caktuara me rregullativën evropiane. Ndryshimet kyçe në këtë sferë tashmë janë bërë, bindin nga Ministria e Financave.
“Nga Këshilli Evropian morëm sugjerim se duhet të bëhet ndryshim plotësues i Ligjit për parandalim të larjes së parave edhe atë në seancën e 16-të të Kuvendit të njëjtën e bëmë. Njëzëri u pranua nga deputetët me ç’rast pjesa më e madhe e kërkesave të Komisionit Evropian u integruan në Ligj, në kuptim të harmonizimit me disa direktiva, që do të thotë avancim të standardeve të caktuara evropiane midis të cilëve edhe të nevojshmit për anëtarësim të vendit tonë në Sistemin e vetëm për pagesë në BE – SEPA”, thotë Nikollçe Jankullovski, zëvendësministër i Financave.
Në mënyrë plotësuese, duhet të bëhen ndrysime në Ligjin për pagesë të cilët janë të natyrës teknike, thotë Jankullovski. Sipas tij, me anëtarësimin në SEPA, krahas përfitimeve tjera, do të nxiten pagesat elektronike dhe do të kontribuohet për digjitalizim më të madh.
Iniciativa për SEPA-n është nga viti 2008, ndërsa tërësisht është vendosur në vitin 2014. Pjesë e SEPA-s janë 36 ende me mbi shtatë mijë banka dhe mbi 500 milionë llogari.