Austria do të udhëheqë më grupin Slavkov, grup i cili ka për qëllim të ndihmon edhe Ballkanin Perëndimor në eurointegrime
Grupi Slavkov S3, ku bëjnë pjesë Austria, Çekia dhe Sllovakia, do të udhëhiqet nga Austria. Një nga qëllimet e këtij grupi S3 është edhe mbështetja e vendeve në rrugën eurointegruese, transmeton Portalb.mk.
“Ambasadorët e tre vendeve Slavkov prezantuan origjinën dhe misionin e Grupit Slavkov, me një fokus të veçantë në mbështetjen e vendeve për zgjerimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkëpunimin e tyre në forume shumëpalëshe dhe përmes nismave të përbashkëta”, raportoi Ambasada Austriake në Shkup.
Sot në hapësirat e Europe House në Shkup u takuan ambasadorët Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, si pjesë e grupit Slavkov, grup i themeluar në vitin 2015. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ambasadorët e vendeve tjera.
Grupi Slavkov planifikon më 29 shtator në Vjenë të organizon konferencë me ministrat e Ballkanit Perëndimor në lidhje me procesin eurointegrues.