Maduro u transferua në qendrën e paraburgimit në Nju-Jork

Presidenti i burgosur venezuelas Nikolas Maduro, pasi me aeroplan është transportuar në Nju-Jork, mediat botërore po publikojnë se ai tashmë po mbahet në qendrën e paraburgimit në Bruklin, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

Sipas personave zyrtarë të cilëve u referohen mediat, pritet që ai fillimisht nesër të paraqitet para gjykatës federale në Menhetën.

Bi-Bi-Si transmeton se Maduro fillimisht ka mbërritur në bazën ushtarake në SHBA prej nga me helikopter është dërguar në zyrat e administratës amerikane për luftë kundër korrupsionit (DEA) në Nju-Jork, para se të dërgohet në objektin në Bruklin.

Në rrjetin social Iks është publikuar video në të cilën shihet se si Maduro i veshur me bluzë të zezë me kapelë se si lëvizë nëpër korridor me tepik të kaltër në të cilin shkruan „DEA NYD“.  Ai është i prangosur, i shoqëruar nga agjentë të DEA-s dhe përpiqet të flasë anglisht, duke thënë “Natën e mirë” dhe “Gëzuar Vitin e Ri”.

Në qendrën e paraburgimit në Nju-Jorkut kanë qëndruar disa të burgosur të njohur, duke e përfshirë repistin Shon Didi, Sem Bekman-Frid, Brajan Tompson.

Pritet që para gjykatës federale në Menhetën lideri venezuelas të ballafaqohet me aktakuza për tregti me drogë dhe armë.