BE thirrje linjave ajrore evropiane: Shmangni hapësirën ajrore të Venezuelës
Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit, EASA të shtunën ka bërë thirrje që linjat ajrore të shmangin fluturimet mbi Venezuelën, e cila ishte shënjestruar nga sulmet ajrore të SHBA-së, transmeton Euro News Albania.
EASA thekson se aktivizimi i mundshëm i sistemeve të mbrojtjes ajrore përbën një rrezik të lartë për fluturimet civile.
“Duke pasur parasysh sulmet amerikane dhe nivelin e lartë të tensionit në përgjithësi, Venezuela ka të ngjarë të mbajë nivele të larta gatishmërie për njësitë e saj ajrore dhe të mbrojtjes ajrore, veçanërisht në dritën e mundësisë së veprimeve të mëtejshme ushtarake të synuara,” thuhet në njoftim.
Si pas njoftimit, rreziku i llogaritjes së gabuar ose identifikimit të gabuar të avionëve vlerësohet si i lartë. Rekomandimi i EASA-s është i vlefshëm deri më 9 janar.
Pak linja ajrore evropiane ende i shërbejnë Venezuelës, pasi tensionet me SHBA-në janë rritur vazhdimisht në muajt e fundit.
- LEXO: Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbaj takim të hënën për sulmin e SHBA-së në Venezuelë
- LEXO: Pas arrestimit të Maduro-s, Delcy Rodriguez u emërua presidente e përkohshme e Venezuelës
- LEXO: Trump: SHBA-ja do ta udhëheqë Venezuelën
- LEXO: Trump: E shikova si në TV arrestimin e Maduros, askush tjetër s’mund ta bëjë këtë
- LEXO: Autoritetet në Karakas nuk e dinë se ku ndodhen Maduro dhe bashkëshortja e tij
- LEXO: Trump: SHBA-ja e ka kapur presidentin venezuelas Maduro pas sulmeve