Autoritetet në Karakas nuk e dinë se ku ndodhen Maduro dhe bashkëshortja e tij

Autoritetet në Karakas njoftuan sot se nuk e dinë vendndodhjen e Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij Cilia Flores. Zëvendëspresidentja e Venezuelës Delcy Rodriguez, duke folur në televizionin shtetëror, tha se nuk e di se ku është Maduro. Ajo tha se qeveria po kërkon “prova urgjente se ata janë gjallë” si për Maduron ashtu edhe për zonjën e parë, transmeton Portalb.mk.

Deklarata vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi më parë se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një sulm të madh ushtarak ndaj Venezuelës dhe kishin kapur Presidentin Maduro dhe bashkëshorten e tij.

Trump tha në një postim në rrjetin social Truth Social se Maduro dhe Flores u kapën dhe u nxorën nga vendi në një operacion të kryer me pjesëmarrjen e agjencive të zbatimit të ligjit të SHBA-së.