Daniel Server: “Bota serbe” është kanosje “vdekjeprurëse” për Ballkanin dhe fund i shpresave të Serbisë për BE-në

Protestat serbe mund të sjellin deri në ndryshime në Serbi, por nuk e di se nëse kjo do të ndodhë. Presidenti Vuçiq është mjeshtër për manipulim me protesta popullore: ndryshon ministër këtu ose aty, cakton zgjedhje të reja, pa e vendosur fuqinë e tij në rrezik serioz. Këtë në bisedë për “Danas”-in serb e thotë profesori i njohur amerikan nga Universiteti Xhon Hopkins dhe njohës i mirë i rajonit, Daniel Server, shkruan Racin.mk, njofton Portalb.mk. 

Sipas tij, Vuçiq me siguri nuk do ta bëjë gabimin që e ka bërë ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviq, i cili besonte se do të fitojë në zgjedhje relativisht të lira dhe korrekte.

“Vuçiq do të jetë edhe më i kujdesshëm që ta garantojë rezultatin. E gjithë kjo është pjesë e sigurimit të zero rrezikut për fuqinë e tij personale”, shtoi ai. Në pyetjen se “pse BE-ja nuk është në anën e studentëve”, ai u përgjigj: “Nuk mendoj se dikush duhet të pres që BE-ja të qëndrojë në anën e studentëve. BE-ja duhet të angazhohet për vlerat personale, të cilat kundërshtojnë autokratinë në rritje në Serbi. Dëshira për litium, varshmëria nga stabiliteti, madje edhe kundërshtim të ndikimit rus janë të shkallës së dytë lidhur me kthimin e sundimit të së drejtës dhe demokracisë në Serbi. Kjo është e diktuar nga vlerat dhe interesat evropiane”.

Lidhur me tentimet e Vuçiqit që ta shesë ndërtesën e Shtatmadhorësi dhënrrit të Trampit, Xhared Kushner, dhe refuzimit të tij (të Xhared Kushnerit) që ta blej këtë ndërtesë, Daniel Server pranon se nuk është i njoftuar me mendimin e Xhared Kushnerit. “Duket se Vuçiqi në njëfarë mënyrë e ka ofenduar administratën e Trampit, që mendoj se është mirë. Kjo do të thotë se Beogradi dhe Uashingtoni nuk munden, të paktën tani për tani, ta shesin qeverisjen e të drejtës dhe demokracisë në mënyrë në të cilën Uashingtoni tashmë ua bëri një pjese më të madhe të botës”, theksoi Server.

Lidhur me projektin “Bota serbe” dhe përzierjen e autoriteteve të Beogradit në Mal të Zi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë përmes republikës Serbe, ai deklaroi: “‘Bota serbe’ është formë e thjeshtë e modernizuar e ‘Serbisë së Madhe'”. Kjo do të thotë vdekje dhe shkatërrim në pjesën më të madhe të Balkkanit sot, siç ishte në vitin 1990. Kjo, gjithashtu, do të thotë edhe fund i shpresës së Serbisë për BE-në. Beogradi e vendos në rrezik prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj që ta zgjerojë ndikimin e saj ndaj vendeve fqinje. Kjo nuk është ambicie që do të përfundojë mirë”.

“Më vjen rëndë të pres diçka tjetër përveç se stragnim i mëtejmë në marrëdhëniet rajonale. Shpresa më e mirë për progres është inkuadrimi i Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Serbia zgjodhi rrugë të ngadalshme”.

Në pyetjen se çka e shënoi vitin 2025 lidhur me politikën e jashtme, Daniel Server është përgjigjur: “Për mua, ngjarja kyçe ishte vendimi i administratës së Trampit që të qëndrojë në anën e Rusisë kundër Ukrainës dhe të ndalojë që ta shpall mbështetjen e saj për demokratinë dhe qeverisjen e të drejtës nëpër gjithë botën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani udhëhiqen nga administratë thellësisht e korruptuar e cila kërkon ryshfet, duke përfshirë edhe në xhepat e presidenti dhe familjes së tij. Askush nga ne nuk e ka pranuar tërësisht këtë ndryshim dramatik”.

Ai pret që ukrainasit të vazhdojnë ta kundërshtojnë okupimin dhe agresion rus. I vetmi fund i shpejtë i kësaj lufte do të ishte një fitore e Ukrainës në Donbas dhe Krime. Kjo është e pamundur, duke pasur parasysh mungesën e mbështetjes amerikane, beson shkencëtari.