Pas arrestimit të Maduro-s, Delcy Rodriguez u emërua presidente e përkohshme e Venezuelës
Gjykata e Lartë e Venezuelës urdhëroi zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez të marrë përsipër detyrat dhe kompetencat e presidentit, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Euro News Albania.
Vendimi u njoftua vonë të shtunën, në orët e para të së dielës, me përfundimin se Maduro ndodhet në një “paaftësi thelbësore dhe të përkohshme për të ushtruar detyrat e tij”.
Rodríguez do të “marrë dhe ushtrojë, si presidente në detyrë, të gjitha pushtetet, detyrat dhe kompetencat që rrjedhin nga posti i presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjes së plotë të vendit”, sipas urdhrit, i cili u lexua nga gjyqtarja Tania D’Amelio gjatë një seance të transmetuar nga televizioni shtetëror VTV.
Kushtetuta e Venezuelës përcakton se, në rast të mungesës së përkohshme ose përfundimtare të presidentit, zëvendëspresidenti duhet ta zëvendësojë atë.
Ndërkohë, kujtojm që ditën e djeshme presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u arrestua nga forcat amerikan, një operacion i urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Sëbashku me Maduron u arrestua dhe bashkëshortja e tij.
Maduro akuzohet për një sërë veprash: Komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi, përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës, komplot për përdorimin e armëve të rënda dhe Konfiskim pasurie (forfeiture).
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes të së dielës, Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, mbërriti në Bazën Ajrore të Gardës Kombëtare Stewart në shtetin e Nju Jorkut për t’u dorëzuar te autoritet e drejtësisë amerikane.