Luiza Gega fiton gjysmëmaratonën ballkanike në Maqedoninë e Veriut

Atletja shqiptare triumfon në garën e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, raporton Klan.

Luiza Gega arriti një tjetër fitore në garat e gjata. Atletja shqiptare triumfoi në gjysmëmaratonën e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut e vlefshme për Kampionatin Ballkanik.

Gega e kaloi finishin me kohën 1 orë, 14 minuta e 30 sekonda, thuajse 1 minutë më shpejt se ndjekësja më e afërt.