Kompanitë gjermane njoftojnë rritje të sulmeve kibernetike nga Rusia dhe Kina

Sulmet kibernetike mbi kompanitë në Gjermani shumica janë të kryera nga Rusia dhe Kina, thuhet në studimin e shoqatës digjitale Bitcom që është publikuar të premten në Berlin, raporton agjencia gjermane e mediave DPA, transmeton Portalb.mk.

Nga më shumë se një mijë kompani të anketuara nëpër sektorë të ndryshëm, 46 përqind janë përgjigjur se sulmet kibernetike vinë nga Rusia këtë vit, në krahasim me 23 përqindëshin e vitit 2021.

42 përqind të tjerë nga kompanitë e sulmuara janë të sigurtë se kanë qenë të sulmuar nga Kina, në krahasim me 30 përqindëshin e vitit 2021.

Pak më shumë se një e treta e kompanive të sulmuara (37 përqind) nuk kanë arritur që ta përcaktojnë origjinën gjeografike të sulmeve.

Në ndërkohë, 29 përqind e të prekurve thonë se kanë qenë të goditur nga Gjermania, ndërsa 25 përqind dyshojnë se sulmuesit kanë qenë të bazuar në Evropën Lindore.

Rol të caktuar kanë pasur hakerët me qëllime keqdashës nga SHBA (18 përqind) dhe vende të tjera nga Bashkimi Evropian (11 përqind).

Kur janë pyetur për origjinën e sulmeve kibernetike, kompanitë kanë mundur të zgjedhin më shumë përgjigje.

Sinan Selen, nënkryetar i shërbimeve të inteligjencës gjermane, tha se vetëvlerësimet e këtyre kompanive përputhen me gjetjet e agjencisë së tij.

Në analizimin e sulmeve, ai tha se është e mundur të përcaktohet një lloj gjurmë gishtash të sulmuesve.

“Në të shumtën e rasteve, ne mundemi me shumë saktësi ta përcaktojmë origjinën, ndonjëherë nga zona të ndryshme se nga ku kanë filluar sulmet kibenetike” tha Selen.

Sipas studimit të Bitcom, sulmet kibernetike janë përgjegjëse për pothuajse tre të katërtat (72%) të dëmit total të shkaktuar në ekonominë gjermane nga vjedhja e të dhënave, sabotim dhe spiunazhit industrial.

Kjo përputhet me rreth 149 miliardë euro (160 miliardë dollarë) dhe është një rritje e vlefshme në krahasim me vitin e kaluar, kur vetëm 63 përqind dhe me atë rreth 128 miliardë euro mund t’u atribuohen sulmeve kibernetike