LSDM: Mickoski e lëshoi për përdorim ujin në Gostivar, por ende nuk kanë publikuar asnjë dokument
Nga LSDM thonë se kanë paralajmëruar vazhdimisht për ujin e ndotur në të gjithë Maqedoninë këto ditë, pikërisht sepse qeveria e Mickoskit dhe grupi i tij i organizuar kriminal po i fshehin të dhënat, shkruan Portalb.mk.
Nga LSDM theksojnë se Mickoski “liroi” ujin e pijshëm në Gostivar, por ende nuk kanë publikuar asnjë dokument për cilësinë e ujit.
Nga LSDM shtuan se Klekovski, i cili ishte gjithashtu në ekskursion, ende nuk ka bërë një njoftim, megjithëse ai vetë njoftoi se rezultatet e para do të jenë të disponueshme rreth 20 gushtit.
Në vend të kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, nga LSDM thanë se një polic mbante një gotë ujë si një dolli dhe shpjegonte se sa “i shijshëm” është uji.
“Në rastin e Gostivarit, pamë neglizhencë të plotë: megjithëse analizat treguan se uji ishte i ndotur me fekale, askush nuk i paralajmëroi qytetarët. Ata pinë ujë të helmuar për ditë të tëra. Vetë spitali ishte i helmuar”. Së pari, një “polic” (Ministri Toshkovski) e hiperkloroi, pastaj një tjetër (Angelov) e vuri në punë me një dolli. Që nga fillimi i krizës – nuk ka pasur asnjë ekspert. Asnjë dokument me analiza. Asnjë institucion dhe person përgjegjës që qëndron pas saktësisë. Prokuroria e kryesuar nga Savevski është plotësisht në një ekskursion. Asnjë gjurmë, asnjë zë. Pesë javë – asnjë person përgjegjës për Gostivarin”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtuan se pasi qytetarët tashmë i kanë njohur lajmet e rreme dhe aferat e sajuara për shumë vite, ata tani po kalojnë në një lloj të ri fushate, tallje të hapur.
“Mbi 50 vende në Maqedoni nuk kanë publikuar analiza të ujit. Vetëm në tre ditët e fundit – dy raste të tjera me substanca toksike në ujë në Demir Kapi dhe ujin mineral në Krivogashtani”, nënvizuan nga LSDM.
Ndryshe, pas gati një muaji, banorët e Gostivarit, që nga 14 gushti, më në fund mund të pijnë ujë nga çezmat e tyre. Këtë e bëri të ditur kreu i Shtabit për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov gjatë konferencës për shtyp në Gostivar, ku tha se zyrtarisht nga sot hiqet ndalesa për pirjen e ujit nga ujësjellësi i qytetit dhe uji bëhet i pijshëm.
Nga ana tjetër, më 17 korrik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë lëshoi ndalesë për pirjen e ujit në Gostivar pasi u zbuluan pompa që drejtpërdrejt injektonin ujëra të zeza në sistemin e furnizimit me ujë. Inspektorët e AUV-së dolën në terren së bashku me policinë pasi u regjistrua një numër i rritur i qytetarëve me probleme me stomakun.
Disa ditë më vonë, më 20 korrik, drejtoresha e NP “Komunalec” nga Gostivari dhe dy punonjës të tjerë u ndaluan dhe kundër tyre u iniciua hetim për ndotjen e ujit në Gostivar. Ata dyshohen se me lëndë të dëmshme e kanë bërë të papërdorshëm ujin për pije në dhomën e tejmbushjes së sistemit që e furnizon me ujë Komunën e Gostivarit dhe disa fshatra përreth. Sipas hetimit më 25 qershor të dyshuarit kishin urdhëruar punonjësit të vendosnin tre pompa zhytëse në një kanal me ujë sipërfaqësor të ndotur pranë dhomës së tejmbushjes së ujit të pijshëm për ta testuar presionin e ujit.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mori mostra të ujit, por edhe pse rezultatet e analizave ishin gati Qeveria dhe Prokuroria nuk i publikuan menjëherë. Pas insistimit të gazetarëve Prokuroria Publike i publikoi rezultatet sipas të cilave uji në Gostivar ka qenë jashtëzakonisht i ndotur dhe nuk duhej të përdorej për asnjë qëllim. Në ujë u zbuluan “baktere koliforme 2.419,6 cfu/100 ml, ndërkohë që kufiri maksimal i lejuar është 50 cfu/100 ml, ndërsa në mostrat e marra nga burimi i ujit u konstatua se në ujë ka një numër të rritur të kolonive bakteriale mezofile aerobe dhe prani të baktereve koliforme, ku sipas standardeve duhet të ketë 0 cfu/100 ml, ndërsa në ujë u gjetën 39 cfu/100 ml. Bëhet fjalë për sasi jashtëzakonisht të madhe të fekaleve në ujin e pijshëm.
- LEXO: Shtabi i Krizës: Pas disa javësh ndalesë, uji në Gostivar është i pijshëm (VIDEO)
- LEXO: “Uji ishte i yndyrshëm dhe të ngjitej në gojë”, golgota që po e përjetojnë banorët e Gostivarit i ka bërë ta humbasin besimin tek institucionet (VIDEO)
- LEXO: Pas padisë penale të LSDM-së për epideminë në Gostivar, vijuan akuzat nga Ministria e Shëndetësisë dhe drejtori i Inspektoratit Shëndetësor