LSDM dhe VMRO-DPMNE me akuza të ndërsjella për ndryshimet kushtetuese dhe identitetin maqedonas
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot, përmes një konference për shtyp nga zëdhënësja e saj dhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv, Bogdanka Kuzeska, tha se përfshirja e pakicave në Kushtetutë nuk kërcënon identitetin maqedonas, por përkundrazi e forcon atë dhe e hap vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.
Kuzeska akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se “vazhdojnë të gënjejnë” se ndryshimet kushtetuese përbëjnë kërcënim për identitetin maqedonas.
Nga ana tjetër, anëtari i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, kritikoi ashpër Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë dhe liderin e saj Venko Filipçe, duke i akuzuar ata se “më shumë spiunojnë në Bullgari sesa punojnë për Maqedoninë”.
Manasievski deklaroi se LSDM dhe Filipçe, sipas tij, nuk kanë mbështetjen e qytetarëve dhe për këtë arsye “janë kthyer në punë për vende dhe parti të huaja”.
Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
- LEXO: Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së: Derisa vendit i kërkohen reforma, Mucunski kritikon për qasje bilaterale
- LEXO: Fitorja e Rumen Radevit sjell stabilitet në Bullgari, por jo zgjidhje për Shkupin
- LEXO: Siljanovska-Davkova dhe Gashi shpresojnë në gjetjen e zgjidhjes mes Sofjes dhe Shkupit pas fitores së Radevit