LSDM: Detaje të reja rreth tenderit “Posta”: pompohen 300.000 euro çdo vit

Detaje të reja rreth tenderit të dyshimtë në SH.A. “Posta” me vlerë 1.2 milion euro i njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Sasha Dimitrijevi1. Në një konferencë për shtyp, ai paraqiti akuzat nga një “sinjalizues” – punonjës i “Postës”, i cili pretendon se përmes kompanisë “BS Cleaning DOOEL” është organizuar vjedhje e parave nga qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të dorëzuar në Ekipin Kundër Korrupsionit përmes platformës “MICKO.mk”, ekziston dyshim i arsyeshëm se rreth 25,000 euro pompohen çdo muaj, ose 300,000 euro në vit.

Sipas tenderit të higjienës, të gjitha 14 degët postare duhet të kenë dy higjienistë, ndërsa në degën kryesore “Posta 2” duhet të ketë 10 persona.

Dimitrijeviq tha se sinjalizuesi pretendon se në shumicën e degëve punon vetëm një person, edhe atë me punë me kohë të pjesshme, ndërsa “Posta 2” mungon pothuajse gjysma e punëtorëve.

“Pra, nëpërmjet mungesës së vazhdueshme të 14 higjienistëve, si dhe orarit të reduktuar të punës së të tjerëve që punojnë realisht, arrijmë në llogaritjen se sa para humbasin në muaj, nëse marrim parasysh se të gjithë higjienistët (si ata që nuk punojnë ashtu edhe ata që punojnë vetëm disa orë në ditë) paguhen me shuma të plota, sipas specifikimit dhe kontratës së lidhur me kompaninë”, tha Dimitrijeviq.

Llogaritja e cituar nga Dimitrijeviq thotë se kostoja mujore për një higjienist është mbi 40,000 denarë, që do të thotë se nëse mungojnë 14 higjienistë, kjo është mbi 560,000 denarë në muaj.

“25-26 higjienistë ekzistues punojnë vetëm 50 përqind të kohës, që janë edhe 550,000 denarë të tjera. Së bashku me tarifat e tjera, edhe 200,000 denarë të tjerë, arrijmë në pothuajse 25,000 euro në muaj. Kjo është 300,000 euro në vit! Kjo është skema, ky është korrupsioni”, tha Dimitrijeviq.

Sipas letrës nga punonjësi i “Postës”, EA (ekipi antikorrupsion) shpjegon se ky abuzim dyshohet se mbulohet duke nënshkruar regjistra të rremë të pjesëmarrjes dhe raporte të rreme për pastrimin e përgjithshëm, dhe punonjësit e “Postës” reagojnë se punojnë në kushte dhe papastërti nën standard.

Ekipi Kundër Korrupsionit thekson se kompania që fitoi tenderin është e lidhur me struktura të afërta me partinë politike ZNAM.

“Ne po i publikojmë të gjitha akuzat dhe po kërkojmë që Prokuroria Publike të hapë menjëherë hetim pasi të dëgjojë raportin. Në xhepat e kujt përfundojnë paratë e pompuara dhe kush do të mbahet përgjegjës”, shtoi Dimitrijeviq.

EA njoftoi se do të vazhdojë të publikojë skandale që lidhen me tenderët kriminalë dhe u bën thirrje institucioneve të veprojnë.

Paraprakisht LSDM i quajti zyrtarët e ZNAM-it “bashkëpunëtorë” dhe thotë se ata kanë konfirmuar skandalin, një tender prej 1.2 milion eurosh u fitua nga një kompani e këshilltarit të tyre nga komuna e Kisella Vodës.

“Por reagimet ndaj skandalit janë si ato të VMRO-së: Faktet janë aty, këshilltari që merr 1.2 milion euro është i yni, por “ne distancohemi nga përfshirja”.

Tomovski thoshte “numri është i imi, babai është i imi, dhëndri dhe nipi janë të mitë, gjithçka është e imja, por unë nuk kam të bëj fare me kompaninë”. Nëse do të kapeshin të gjallë, këta njerëz nga ZNAM-i vështirë se do të thoshin se nuk e njihnin këshilltarin e tyre dhe kreun e listës në Kisella Vodë”, shtojnë LSDM.

Nga LSDM shtojnë se faktet janë të qarta, të konfirmuara me dokumente dhe të shpallura publikisht. Ata pyesin nëse ky është kësti i parë i pagesës për, siç thonë ata, tradhtinë ndaj Maqedonisë.

Kjo është “bomba” e radhës në një seri konferencash për shtyp në të cilat, siç njoftoi kreu i LSDM-së, ekipi anti-korrupsion i LSDM-së do të zbulojë skemat kriminale të partisë në pushtet.

“Bomba” e parë kishte të bënte me abuzimet me fondet IPARD, ndërsa tjetra kishte të bënte me një kompani që mori mbi 160 tendera nga shteti, të cilën socialdemokratët e lidhën me drejtorin aktual të Shërbimit të Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë (ShQPPQ), Ivica Tomovski.

Tomovski i hodhi poshtë akuzat nga LSDM dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër partisë.

Bomba e tretë kishte të bënte me gjetjet për hyrjen e një banke të dyshimtë serbe në tregun financiar maqedonas, e cila, sipas tyre, është e afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kreun e VMRO-DPMNE-së në pushtet.