Lista e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Maqedonisë së Veriut, biletat deri 500 denarë

Maqedonia e Veriut në muajin shtator do të zhvillon dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2024, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja e parë në Shkup do të luhet më 9 shtator në “Todor Proeski”. Ndeshja do të fillon në ora 20:45, ndërsa kundërshtar do të jetë Italia. Ndeshja e dytë do të luhet sy mysafir kundër Maltës më 12 shtator.

Biletat për ndeshjen e parë do të jetë 300 deri 500 denarë.

Në përbërjen më të mirë të përfaqësueses së Maqedonisë, debutues janë futbollisti danez Hvidovre, Ahmet Iljazovski dhe sulmuesi i Varazhdinit, Dimitar Mitrovski”, sqarojnë nga Federata.

Federata shpalosi listën e futbollistëve të ftuar:

Stole DIMITRIEVSKI, Damjan SHISHKOËSKI, Igor ALEKSOVSKI; Visar MUSLIU, Gjoko ZAJKOV, Nikola SERAFIMOV, Jovan MANEV, Ezgjan ALIOSKI, Bojan DIMOSKI, Ahmet ILJAZOVSKI, Stefan ASHKOVSKI, Darko VELLKOVSKI; Enis BARDHI, Jani ATANASOV, Agon ELEZI, Arian ADEMI, Elif ELMAS, David BABUNSKI, Davor ZDRAVKOVSKI, LJUPÇE DORIEV; Ilia NESTOROVSKI, Milan RISTOVSKI, Bojan MIOVSKI, Aleksandar TRAJKOVSKI, Dorian BABUNSKI, Dimitar MITROVSKI, Marjan RADESKI, Valon ETEMI dhe Darko ÇURLINOV.