Lindja e një dragoi (Gjergj Kastrioti)

Poezi nga Naim Iljazi

E ëma në ëndërr pa dragua,
me trup të madh sa qe vetë Epiri
fluturimthi, shqiponjë do ishte në Krua
tragjedi për armiq, do thoshte Eskili

Profetët vetë na parathanë,
në libra të shenjtë mandej u shkrua
nga qielli në tokë sikur Isanë (Jezuinë)
Zoti do zbriste për shpëtimtar dragua

Apolloni parë kishte në vegimet e tij
stërnipin e Kadmit dhe Harmonisë
mandej urdhëroi mbretin e tij
të ngrinte kështjellë në dheun e Ilirisë

Dhe kështu lindi i biri i Gjonit
ngase deshte dhe vetë Perëndia
emrin pati Gjergj, nga fisi i Kastriotit
me shpirtin e tij do të lindte Shqipëria.