Liderët e BE-së u pajtuan për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar të enjten vonë një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, transmeton REL.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë samitit të BE-së në Bruksel.

“Këshilli Evropian sapo vendosi për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën. Urime. Ju e keni vendin në familjen tonë evropiane“, shkroi Michel në rrjetet sociale.

Ai tha se Bosnjës i mbetet tani ta vazhdojë “punën e vështirë” për të arritur përparim të dukshëm për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok.

“Vendimi i sotëm është hap kyç përpara në rrugën e juaj evropiane”, shtoi ai.

Për t’i nisur negociatat e anëtarësimit tash Këshilli i BE-së, me propozim të Komisionit Evropian, duhet të miratojë kornizën e bisedimeve.

Për këtë, Bosnja e Hercegovina duhet të ndërmarrë më shumë reformat të caktuara nga BE-ja, para se të fillojnë bisedimet.