Lëvizje e çmimeve te shërbimet hotelerie në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve për 4.1 përqind edhe te shërbimet hotelerie. Ulje e çmimeve në këtë sektor u regjistrua vetëm te strehimi, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet e shërbimeve hotelierike në periudhën janar – nëntor të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur për 5.0%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në nëntor të këtij viti në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje për 4.1 përqind, ashtu që rritje më e madhe u regjistrua te pijet alkoolike (9.6 %), ndërsa ulje ka pas vetëm te netët e kaluara (11 %).