Kuvendi miratoi anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Kuvendi ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, raporton Koha.net. Me 103 vota për, deputetët e ratifikuan me sukses këtë marrëveshje.

Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet shtete nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që i janë bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa nga vendet e BE-së, vetëm Hungaria dhe Bullgaria.

Ky mekanizëm është formuar me synimin që të mbikëqyrë zbatimin e planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës dhe në rindërtimin e saj. Bordi u themelua dhe do të udhëhiqet nga presidenti amerikan Donald Trump.