Kuvendi i RMV-së e miratoi Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, cilat janë risitë?
Parlamenti miratoi Projektligjin për Këshillin Gjyqësor me 73 vota “pro” dhe 1 “abstenim”. Ky ligj vendos bazat për një Këshill Gjyqësor të fortë, të pavarur dhe transparent, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor, transmeton Portalb.mk.
Risitë kyçe të ligjit janë: Publiku në procedurën për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit, sqarimi i kritereve për zgjedhjen e një “juristi të shquar”, debati publik në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë jo-gjyqësorë për transparencë më të madhe, forcimi i kritereve për përzgjedhjen, llogaridhënien dhe shkarkimin e anëtarëve nga radhët e gjyqtarëve, rregulla të qarta për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe anëtarëve të Këshillit, detyrimi për vendime të arsyetuara gjatë përzgjedhjes dhe përcaktimit të përgjegjësisë së gjyqtarëve.
Risi tjetër janë afatet për ndërmarrjen e veprimeve dhe specifikimin e procedurës për ankimimin kundër vendimeve të Këshillit. Zgjidhje të shumta të tjera në përputhje me rekomandimet e BE-së.
Në Seancën e 79-të të Parlamentit, një projektligj për ndryshimin e Ligjit për Rrugët Publike është gjithashtu në rend të ditës në lexim të dytë, por nuk përjashtohet që të shpjegohen edhe ligje të tjera.
Kujtojmë se ligji në fjalë është pjesë e Agjendës reformuese, që kishin afat miratimi deri në qershor, por që vendi nuk arriti ta përmbushë në kohë.
Kujtojmë se një javë pasi hyri në procedurë parlamentare, Projektligji për Këshillin Gjyqësor, i cili duhet të kapërcejë dobësitë e zgjidhjes paraprake ligjore bazuar në rekomandimet e Misionit të Vlerësimit të BE-së, iu dorëzua Komisionit Evropian për mendim. Nuk dihet nëse vendi ka pritur përgjigjen e Komisionit, apo jo, kjo nuk është bërë e ditur nga instituticonet përkatëse.