Kurdët mund të përcaktojnë fituesin në zgjedhjet e së dielës në Stamboll
Të dielën në Turqi zhvillohet zgjedhjet vendore. Vota pritet të jetë një tregues i mbështetjes, ose mungesës së saj, për Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Një nga garat që ka ngjallur interes është ajo për Stambollin, kur një rol të rëndësishëm pritet të luajnë votuesit kurdë. Shumë prej tyre duket se kanë vendosur të lënë anash dallimet partiake dhe të mbështesin kundërshtarin kryesor të Presidentit Erdogan duke lëkundur shpresat e tij për të marrë sërish qytetin që dikur e kishte udhëhequr, raporton VOA.