Kongresi i VLEN-it do të mbahet më 9 maj: Partia do ketë dy kryetarë, dy nënkryetarë dhe sekretar gjeneral
Bilall Kasami nga VLEN bëri të ditur se kongresi i parë i VLEN si subjekt politik do të mbahet më 9 maj. Ai shtoi se grupet e punës po koordinohen për përgatitje të kongresit, ndërsa theksoi se dakordimi fillestarë është që VLEN të funksionojë me dy kryetar, dy nënkryetar, dy sekretar gjeneral dhe organe tjera, transmeton Portalb.mk.
“Në VLEN vazhdon punët grupi i punës në drejtim të koordinimit të aktiviteteve për përgatitje të Kongresit të parë i cili është dakorduar që të jetë më 9 maj. Në këtë fazë grupi i punës punon në përgatitje të programit, platformës dhe të statutit të partisë ku do të jenë të përcaktuara të gjitha parimet bazë të funksionimit të VLEN-it në periudhën në vazhdim. Ajo që ne kemi thënë edhe më herët dhe besoj risi, dakordimi fillestarë është që VLEN të funksionojë me dy kryetar, të ketë nënkryetar, të ketë sekretar gjeneral dhe sigurisht organe tjera siç janë sekretariate”, deklaroi Kasami.
Kujtomë se bashkimi i partive LD, BESA, ASH dhe Alternativa po paralajmërohet me muaj. Më 7 mars 2026, në Kosovë liderët e partive u takuan me kryeministrin kosovar, Albin Kurti nga ku dhanë mesazhin që më në fund po bëhen një parti.
Më herët, partitë në fjalë morën vendime për shkrirjen e organeve partiake me qëllim të bashkimit.
- LEXO: LD-ja e Izet Mexhitit vendosi të shkrihet në partinë VLEN
- LEXO: ASH-ja e Fetait e autorizoi Fetain të negocion për shkrirjen e koalicionit VLEN në parti politike
- LEXO: Kush do jetë lider i VLEN-it, Kasami apo Mexhiti?
- LEXO: Kasami i shpalosi vendimet e Kuvendit të Lëvizjes Besa, mes tjerash u shkarkua kryesia Qendrore (VIDEO)