Kongresi Amerikan miratoi ligjin për rregullimin e kriptomonedhave

Një komitet i Kongresit Amerikan ditën e Mërkure shtyu përpara një ligj i cili ka për qëllim zhvillimin e një rregulloreje për kriptomonedhat, raporton PCW. Industria kripto ka qenë në shënjestrën e rregullatorëve që prej vitit të kaluar kur në mënyrë të papritur kolapsuan Celsius Network, Voyager Digital, FTX dhe disa kompani të tjera.

Ligji i miratuar na Komiteti i Shërbimeve Financiare do të përcaktojë kur një kriptomonedhë është një letër me vlerë apo komoditet por gjithashtu të qartësoi juridiksionin e Kosmionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë(SEC).

Demokratë dhe Republikanë u bashkuan për të votuar ligjin e ri.

Kompanitë kripto filluan të operonin në një hapësirë gri rregullatorë ndërsa SEC në mënyrë graduale kishte filluar të shtonte autoritetin mbi industrinë me argumentin se shumica e kriptomonedhave janë letra me vlerë dhe subjekt i rregullave të mbrojtjes së investitorëve.

Përpjekjet u shtuan muajin e kaluar kur SEC akuzoi Coinbase dhe Binance për mos regjistrimin e disa tokenëve kripto.

Shumica e kompanive kripto kundërshtojnë juridiksionin e SEC dhe kanë kërkuar nga Kongresi miratimin e ligjeve që qartësojnë pozicionin e kriptomonedhave.