Komuna Qendër ndan subvencione për e-biçikleta, trotinetë dhe për helmeta dhe ulëse për fëmijë

Është shpallur thirrje publike për ndarjen e subvencioneve për pajisje shtesë për biçikleta si ndenjëse për fëmijë apo helmetë, si dhe për biçikleta elektrike dhe trotinet për banorët e Komunës Qendër. Thirrja do të zgjasë deri në shterimin e mjeteve të parashikuara në buxhetin e komunës sipas parimit “i pari vjen, i pari shërbehesh”, transmeton Portalb.mk.

Me thirrjen publike do të subvencionohet 30 për qind e çmimit, por deri në 1000 denarë.

Të drejtë aplikimi në thirrje ka çdo banor madhor i Komunës Qendër që ka blerë pajisje shtesë për biçikletë ose biçikletë elektrike dhe skuter nga 1 gushti 2023. Dokumentet e nevojshme për aplikim publikohen në faqen e internetit të Komunës. Kërkesat me dokumentacion të plotë duhet të dorëzohen në arkivin e Komunës Qendër, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Përmes projektit “Qendra në biçikleta”, 134 banorë kanë shfrytëzuar subvencione vitin e kaluar për të blerë një biçikletë të re dhe shtatë për trotinet të ri.