Kompanitë e kripto-minierave po shesin shërbime tek kompanitë AI

Kompanitë e kripto-minerave kanë arritur ti mbijetojnë me sukses trazirave të tregut të kriptomonedhave duke u adaptuar dhe ndryshuar modelet e biznesit, raporton PCW. Shembulli më i qartë i saj është Hive Blockchain, një kompani e cila ka përdorur resurset e saj masive të kartave grafike, afërisht 38 mijë, për të gërmuar Ethereum.

Megjithatë kjo do të ndryshojë ndërsa Hive ka hyrë nëpër një proces transformues për të kryer veprimet dhe procese me inteligjencë artificiale për konsumatorët.

Një raport i ri nga CoinDesk hedh dritë mbi progresin e Hive Blockchain kompani e cila po përdor fermat e saj me karta grafike tashmë për qëllime të tjera, një manovër e cila ka siguruar vetë ekzistencën e saj.

Kompania raportoi një humbje neto prej 236 milionë dollarë ku 182 milionë erdhën nga humbjet e Bitcoin.

Ekspertët thonë se kompanitë e vogla siç janë ish kompanitë me kripto-miniera, mund të plotësojnë nevojat e universiteteve, startupeve dhe zhvilluesve të vegjël duke qenë kapacitetet e tyre konsiderohet të vogla për të punuar me lojtarët e mëdhenj si OpenAI, Microsoft dhe Amazon.

Disa të tjerë thonë se kartat e vjetra grafike përdorur për gërmim ETH ofrojnë shumë pak vlerë në proceset AI dhe nevojiten investime të tjera që të mund të ofrojnë shërbimet për kompanitë AI.

Hive Blockchain parashikon afro 1 milionë dollarë të ardhura duke ofruar shërbimet për kompanitë AI.