Kombet e Bashkuara kërkojnë të kufizohet përdorimi i teknologjisë në shkolla

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara  rekomandon ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla për ta përmirësuar mësimin dhe për të mbrojtur fëmijët nga bullizmi në internet, raporton The Guardian, transmeton Portalb.mk.

UNESCO, agjencia arsimore, shkencore dhe kulturore e OKB –së pretendojnë se përdorimi i tepërt i telefonit lidhet me zvogëlimin e arritjeve arsimore dhe ndikon negativisht në shëndetin mendor.

Kërkesa për ndalimin e telefonave inteligjente duhet të dërgojë mesazh se teknologjia, përfshirë edhe inteligjencën artificiale duhet gjithmonë t’i nënshtrohet edukimit me “vizion në fokus njeriun” dhe nuk duhet të zëvendësojë kurrë komunikimin personal me mësueset.

Gjithnjë e më shumë, mësimi po lëviz në internet, veçanërisht në universitetet dhe në raportin u kërkohet krijuesve të politikave që të mos e anashkalojnë “dimensionin shoqëror” të arsimit ku studentët mësojnë në klasa.

“Revolucioni digjital ka një potencial të jashtëzakonshëm, por meqë janë shprehur paralajmërime për rregullimin e shoqërisë, vëmendje e ngjashme duhet t’i kushtohet mënyrës sesi përdoret në arsim”, tha drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay.

UNESCO në raport thotë se vendet duhet të kenë qëllime dhe parime të qarta për të siguruar se teknologjia digjitale në arsim të jetë e dobishme dhe të reduktojë demin në shëndetin e nxënësve.

Megjithëse teknologjia potencialisht mund të krijojë mundësi për mësim për miliona njerëz, përfitimet shpërndahen në mënyrë të pabarabartë pasi që shumë njerëz janë më të varfër në mbarë botën janë lënë pas dore. Infrastruktura e arsimit digjital është e shtrenjtë dhe dëmet e saja ekologjike shpesh nënvlerësohen.

Përveç kësaj, ata thonë se ka shumë pak hulumtime që vërtetojnë vlerën e teknologjisë në arsim dhe se pjesa më e madhe e tyre janë të financuara nga kompani arsimore private, të cilat përpiqen të shesin produkte teknologjike. Hulumtimet e tilla ata i konsiderojnë shqetësuese për shkak të implikimeve në sistemet arsimore.

Bazuar në një analizë të 200 sistemeve arsimore në mbarë botën, UNESCO vlerëson se një në gjashtë vende ndalojnë telefonat inteligjentë në shkollë, qoftë përmes ligjit ose kufizimit siç bën Franca, e cila е futi politikën në përdorim në vitin 2018 dhe Holanda, e cila do të vendosë kufizime nga viti 2024.

Nga 1 shtatori edhe në Maqedoninë e Veriut tonë do të ndalohet përdorimi i telefonave të mençur gjatë orëve të mësimit.