RMV, ndarja e shtesave arsimore është në proces e sipër, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Janë duke u shpërndarë shtesat arsimore për periudhën e katërt për vitin akademik 2022/2023, njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, transmeton Portalb.mk.

Kjo pagesë mbulon 30.999 përfitues të shtesës arsimore në nivel shtetëror.

Pagesa e shtesave arsimore bëhet në katër shuma të barabarta prej 2.211 denarë për shfrytëzuesin e të drejtës për shtesë arsimore për fëmijë në arsimin fillor dhe prej 3.158 denarë për shfrytëzuesin e të drejtës për shtesë arsimore për fëmijë në arsimin e mesëm.

Pagesa e shtesave arsimore bëhet në katër periudha: në dhjetor për periudhën e parë, në shkurt për periudhën e dytë, në maj për të tretën dhe në korrik për të katërtën.