Kjo video nuk tregon një “bunker në Sonjë” por një minierë kripe në Rumani
Video materiali në postimin e shpërndarë në Facebook nuk tregon vendndodhjen në Shkup, por tregon një minierë kripe në Rumani. Korniza nga video me kryq shfaqet në komente dhe vlerësime të shumta turistike për këtë minierë. Në lidhjen tjetër ka një foto të një kornize të ngjashme me kryqin nga videoja dhe në videon tjetër në 18:24 min, mund të shihni gjithashtu një kornizë nga i njëjti vend. Ky lokacion nga një kënd tjetër është paraqitur edhe në këtë fotografi në TripAdvisor, nga vizitorët që rekomandojnë minierën për një vizitë turistike, shkruan Vërtetmatësi.
Jemi duke shqyrtuar një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet video materiale nga një hapësirë nëntokësore e cila është rregulluar, ndriçuar dhe vepron si një muze dhe postimi thotë:
A ka qenë ndonjë prej jush këtu? Po e shoh për herë të parë – po përcjell disa nga komentet nga postimi në Twitter. “Ky është bunkeri i ri në Sonje” – kështu pretendojnë njerëzit në Twitter. Nga aty është parë gjysma e Shkupit, në Twitter ka komente të ndryshme. Disa thonë se do të ishte një muze. Tani për tani kishte vetëm disa qindra akuariume horizontale prej xhami, rreth lartësisë njerëzore. Disa pretendojnë se ka ekzistuar që nga pandemia e Covid.
Në video-materialin e përfshirë në postim, në 14 sekonda shihet një kryq, prandaj ndoshta një numër i madh i njerëzve besuan se ishte një vend në Shkup, sepse kryqi në video i ngjan Kryqit të Mijëvjeçarit. Megjithatë, në video nuk shihet ndonjë bunker në Shkup, por një minierë kripe në Rumani
Pamja nga video në postimin që po rishikojmë me kryq shfaqet në komente dhe vlerësime të shumta turistike për vendin, pra për minierën specifike të kripës.
Një shembull mund ta shihni në linkun e mëposhtëm, ku ka edhe një fotografi të një kornize të ngjashme me kryq nga video.
Në videon e mëposhtme në minutën e 18 e 24 sekonda, mund të shihni edhe pamjet nga i njëjti vend.
Ky lokacion nga një kënd tjetër është paraqitur edhe në këtë foto në TripAdvisor, nga vizitorët që rekomandojnë minierën për një vizitë turistike.
Për shekuj me radhë, kripa ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Rumanisë nga mesjeta deri në kohët moderne. Shekullin e kaluar, regjimi komunist shfrytëzoi këtë mundësi dhe filloi të shfrytëzojë pjesë të shumta të vendit që ishin shumë të pasura me kripë si Turda në Transilvani, Targu Ochna në Moldavi dhe Slanik Prahova, ku mund të jetë një nga minierat më të mëdha të kripës në vend, një pjesë e së cilës sot është muze.
E vendosur në rrethin e Prahovës, vetëm 100 kilometra në veri të Bukureshtit, kjo minierë ishte një nga shtyllat kryesore ekonomike për popullsinë vendase. Nxjerrja e parë e kripës në rajon daton në fund të shekullit të 17-të, miniera ekzistuese filloi të prodhoj në vitin 1938 dhe pesë vjet më vonë me shfrytëzim industrial që zgjati deri në vitin 1970.
Miniera është kthyer në një atraksion turistik për shkak të kushteve natyrore dhe mikroklimës lokale, e cila ofron një temperaturë konstante prej 12-13 gradë celsius gjatë gjithë vitit dhe një presion atmosferik të favorshëm. Çatia e minierës është e rrethuar me ballkone druri, të cilat u mundësojnë personave të autorizuar të kryejnë kontrolle të rregullta për qëndrueshmërinë e strukturës, depërtimet e ujit etj. Zonat me stabilitetit të pasigurt nuk janë të qasshme për publikun. Korridoret e mëdha dhe të larta mirëpresin vizitorët, disa nga gërmimet janë të ekspozuara për vizita, si dhe janë ekspozuar pajisje shekullore, statuja të figurave të rëndësishme historike etj.
Kjo ish-minierë kripe është shndërruar në një muze dhe është një përvojë unike, shumë e qasshme nëse vizitorët janë afër Bukureshtit. Vendndodhja jep një perspektivë unike të përmasave të punimeve që u kryen këtu, një mbetje nga epoka e industrializimit. Si një përfitim shtesë, vizitorët marrin një dozë të shëndetshme ajri të kripur.
Për të gjitha faktet e mësipërme vlerësojmë se nuk është e vërtetë që videoja në postimin e shpërndarë në Facebook paraqet një lokacion në Shkup, pra nuk është e vërtetë se është paraqitur një “bunker në Sonjë”, por bëhet fjalë për një minierë në Rumani.