Kina dëboi prodhuesin amerikan të çipeve

Kina ka dëbuar prodhuesin Amerikan të çipeve Micron nga shitja e produkteve të saj tek kompanitë Kineze të cilat punojnë në projekte kyçe infrastrukturore duke cituar sigurinë kombëtare, raporton PCW. Zhvillimi vjen pothuajse dy muaj pasi autoriteti i sigurisë kibernetike të vendit nisi një hetim në fund të muajit Mars 2023 për të analizuar rreziqet potenciale të sigurisë.

Kina thotë se produktet e prodhuar nga Micron Technology janë kërcënim për sigurinë kombëtare. Është lëvizja e parë madhor kundër një prodhuesi Amerikan çipesh ndërsa tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit po rriten.

SHBA-ja dhe Kina janë përfshirë në një luftë ekonomike dhe teknologjike. Amerika mori disa masa kundër industrisë së çipeve të Pekinit dhe investoi miliarda dollarë për të mbështetur sektorin e çipeve në vend.

Aksionet e Micron ranë me 5.3 përqind menjëherë pas lajmit. Konsumatorët e Micron në Kinë janë kryesisht prodhues smartfonësh dhe kompjuterësh personalë.

Kina është një treg kryesor për Kinën e cila gjeneroi 10 përqind të të ardhurave të kompanisë. Në 2022 Micron raportoi 30.7 miliardë dollarë të ardhura ku 3.3 miliardë erdhën nga Kina.