Nëse zjarri do të lërë pasoja të mëdha në urë, pason një rehabilitimi shumëvjeçar, paralajmëroi Atanasovski

Një nga konsulentët e urës “Bellasica”, profesori Sande Atanasovski, në një intervistë për MIA-n, vlerëson se nëse zjarri do të lërë pasoja të mëdha në urë, pason një rehabilitimi shumëvjeçar, por për të përcaktuar gjendjen faktike në këtë rast, asnjë kompani në vend nuk ka përvojë të mjaftueshme dhe as pajisje adekuate.

Profesori në pension nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup, Atanasovski, ka punuar në urën nga krijimi i idesë deri në lëshimin në përdorim të saj.

Ai i ndan dëmtimet e urës në dy kategori, dëmtime të vogla ose të dukshme vizualisht dhe dëmtime të mëdha të brendshme.

Ai vlerëson se përcaktimi dhe përballimi i pasojave më të rënda do të ishte një proces i mundimshëm dhe se sipas rregulloreve që nuk e kërkojnë, por edhe sipas vlerësimeve të ekipit që punoi për idenë e urës, nuk ishte parashikuar rreziku i mundshëm nga zjarri.