KF Shkëndija të martën do të vazhdojë ndeshjet për kualifikim në Ligën e Kampionëve
Pas suksesit të arritur në fazën e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve, Shkëndija e Tetovës më 22 korrik do të vazhdojë ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kampionëve, raporton Portalb.mk.
Kundërshtari i radhës i Shkëndijës është ekipi FCSB. Ndeshja e parë do të luhet në Stadiumin “Tose Proeski” në Shkup, duke filluar prej orës 20:00.
“Çmimi për një biletë mbetet 300 denarë, ndërsa gjenden online përmes rrjetit mktickets.mk duke filluar nga dje (e premte 18 korrik) dhe në ZYRAT e KF Shkëndija në qendër të Tetovës. Ditën e ndeshjes do të shiten në biletarinë e stadiumit ‘Todor Proeski’ në Shkup”, sqaroi Shkëndija.
Biletat do të mund të blihen edhe onlajn përmes adresës mktickets.mk.