KB “Shkëndija Boks” nikoqire e xhiros së katërt të Kampionatit ekipor të RMV-së për boks

Boksierët e Ligës së parë dhe Ligës për të rinjë pranë FBN, paten sfida duelesh nën organizimin e KB ‘Shkëndija boks’ transmeton Portalb.mk.

Në Tetovë garat u zhvilluan më datë 12.10.2025 në palestrën e skollës së mesme të mjeksisë.

Në këtë turne morën pjesë të gjitha klubet e Maqedonisë Veriore, ku ka pasur program duelesh të pasur me gjithsej 13 luftra.

KB Shkëndija boks u paraqit me shtatë boksierë, mirëpo për të garuar fatin e kishin vetëm tre garues ndërsa katër garues tjerë nuk kishin kundërshtarë të grupmoshave dhe peshës adekuate.

Nga boksierët e KB ‘Shkëndija’ boks të grupmoshave Junior fituan Erdi Rakipi dhe Semi Elmazi. Donat Hasani me nje paraqitje pothuajse e barabartë humbi kurse Ilir Selmani doli baraz.

“Me paraqitjen që demonstruan boksierët tetovarë  të KB Shkëndija boks, edhe pse të rinj mendoj se në ndeshjet e tyre treguan shkathtësi dhe vullnet që të arrijnë ne majat e boksit botëror” tha Jusuf Hashimi.