Radiotelevizioni Dukagjini në bashkëpunim me UBO Consulting, po prezanton Exit Poll-in për 12 komuna për zgjedhjet lokale 2025: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Lipjan, Podujevë, Fushë Kosovë, Istog, Suharekë. Prishtina sipas Exit Poll-it ka balotazh. Përparim Rama i LDK-së është renditur i pari me 34.3%, Hajrulla Çeku i LVV-së i dyti me 32.1%, pas tij Uran Ismaili i PDK-së, me 28.9%, Bekë Berisha i AAK-së 2.8% dhe Besa Shahini e PSD-së, 1.7%, raporton Kallxo.

Në Mitrovicë sipas Exit Poll-it, Arian Tahiri i PDK-së është renditur i pari pa balotazh me 55.9%, ndërsa kundërkandidati i tij, Faton Peci i LVV-së 39.7%.
Kurse në Istog, Ilir Ferati i LDK-së është rënditur i pari pa balotazh me 64.6%, ndërsa kundërkandidati i tij Ali Nimanaj i PDK-së me 19.6%, Astrit Bujupaj i LVV-së 9.7% dhe Ukë Blakaj i AAK-së, 6.1%.
Gjithashtu në Komunën e Ferizajt i pari është renditur Agim Aliu i PDK-së 62.2%, pra pa balotazh, kurse kundërkandidatët e tij Enver Haliti i LVV-së 21.4%, Visar Azemi i LDK-së, 14.7% dhe Xhemile Murati-Shabani nga AAK 1.7%.
Tutje sipas këtij Exit Polli, në Komunën e Prizrenit ka balotazh. I pari është renditur Shaqir Totaj i PDK-së 43.3%, Artan Abrashi i LVV-së, 30.4%, Driton Selmanaj i LDK-së, 11.1% dhe Zafir Berisha 4.2%.
Edhe Suhareka sipas Exit Poll-it shkon në balotazh. I pari renditet Bali Muharremaj i AAK-së me 45.7%, i dyti Ardian Shala i LDK-së me 30.2%, pas tij është Hamdi Bytyqi i LVV-së 12.9 dhe i katërti Dardan Berisha i PDK-së me 11.3%.
Në Pejë sipas UBO Consulting do të ketë balotazh. I pari është radhitur Gazmend Muhaxheri i LDK-së, 46.6%, i dyti Taulant Kelmendi i LVV-së 27%, i treti Ali Berisha i AAK-së 20%, Arta Nallbani e PDK-së 6% dhe Jeton Abazaj 0.3%.
Edhe në Gjakovë sipas këtij Exit Poll-i do të ketë balotazh. Ardian Gjini i AAK-së është renditur i pari me 47.2%, dhe i dyti Ardian Gola i LVV-së 31.3%, i treti Shefqet Shehu i LDK-së 10.5% dhe i katërti Ervin Shabani i PDK-së 5.3%.Në Gjilan pritet që të ketë balotazh. Alban Hyseni i LVV-së është renditur i pari 48.1%, i dyti Arbër Ismajli i LDK-së 36.1%, Riad Rashiti i PDK-së 12.9%, Nazim Gagica i AAK-së 2.3% dhe Isa Agushi 0.7%.
Tutje, në kufi të balotazhit është edhe Lipjani. Sipas Exit Poll-it i pari renditet Imri Ahmeti i LDK-së 48.8%, Shukri Buja i PDK-së 36%, Ilir Qeriqi i LVV-së 14.2% dhe Bashkim Budakova i AAK-së 1%.
Ndërkaq Fushë Kosova shkon në balotazh. I pari prin Valon Prebreza i LVV-së 39.7%, pas tij Besnik Osmani i LDK-së 37.9%, Rrahim Tërnava i PDK-së 21.2%, Valdete Latifi e AAK-së 0.7% dhe Hasan Ismaili 0.5%.Sipas këtij Exit Poll-i Podujeva nuk shkon në balotazh, pasi i pari është rënditur Shpejtim Bulliqi i LVV-së 51.6%, dhe pas tij Ekrem Hyseni i LDK-së 37.8%, Isak Shabani i PDK-së 9.9% dhe Baki Feta i AAK-së 0.7%.
Exit Poll-i i televizionit T7
Sipas Exit Poll të televizionit T7, në Komunën e Prishtinës kanë shkuar në balotazh: Përparim Rama 37.7%, Hajrulla Çeku 30.0%, Uran Ismaili 26.3%, Bekë Berisha 3.9%, Besa Shahini 1.5%.

Në Lipjan sipas Exit Poll-it të T7, Imri Ahmeti ka marrë 52.0%, Shukri Buja 32.1%, Ilir Qeriqi 14.0, Bashkim Budakova 0.3%.
Në Suharekë, sipas Exit Poll të T7, ka balotazh: Bali Muharremaj i AAK-së, i cili ka marrë 44.5% të votave dhe Ardian Shala nga LDK 30.6% të votave. I treti ka dalë Dardan Berisha i PDK-së me 13.5%, i katërti Hamdi Bytyqi nga LVV em 11.2%.
Sipas tyre, Drenasi shkon në balotazh: Ramiz Lladrovci me 48.6% dhe Petrit Hajdari i PDK-së me 45.3%. E treta ka dalë Egzona Tërdevci nga LVV 3.3% dhe i katërti Gazmend Heta i LDK-së 1.0%.
Podujeva po ashtu shkon në balotazh në bazë të këtij Exit Poll: Shpejtim Bulliqi i LVV me 47.7%, Ekrem Hyseni i LDK-së me 38.9%, Isak Shabani i PDK-së 8.8%, Baki Feta i AAK-së 2.9% dhe Xhemajl Hasani i NISMA me 0.1%.
Në Suharekë, sipas Exit Poll-it të T7, Bali Muharremaj i AAK-së ka marrë 44.5%, Dardan Berisha i PDK-së, 13.5%, Hamdi Bytyqi nga LVV 11.2% dhe Aridan Shala nga LDK 30.6%.
Drenasi po ashtu sipas këtij Exit Poll-i shkon në balotazh: Ramiz Lladrovci me 48.6%, Petrit Hajdari i PDK-së me 45.35, Gazmend Heta i LDK-së, 1.0% dhe Egzona Tërdevci nga LVV 3.3%.
Podujeva po ashtu shkon në balotazh në bazë të këtij exit poll: Shpejtim Bulliqi i LVV me 47.7, Ekrem Hyseni i LDK-së me 38.9, Isak Shabani i PDK-së 8.8%, Baki Feta i AAK-së 2.9 dhe Xhemajl Hasani i NISMA me 0.1
Mitrovicën sipas këtij Exit Poll-i e fiton Arian Tahiri i PDK-së me 58.3%, Faton Peci i LVV me 35.6%, Gëzim Plakolli i LDK-së me 5.2% dhe Qazim Nimani i AAK-së me 0.7%.
Exit Poll-i i Klan Kosovës
Exit Poll-i i televizionit Klan Kosova për Prishtinë ka paraparë balotazh.
Sipas rezultateteve të Exit Poll, i pari në Prishtinë ka dalë Përparim Rama i LDK-së me 35.82%. I dyti Hajrulla Çeku me 31.57%, Uran Ismaili i treti me 26.05%.

Exit Poll-i i Klan Kosovës ka nxjerrë Arian Tahirin e PDK-së fitues pa balotazh në garën për kryetar të Mitrovicës së Jugut. Sipas këtij Exit Poll, Arian Tahiri ka marrë 51.1%. I dyti ka dalë Faton Peci me 41.2%. I treti është renditur Gëzim Plakolli me 7.6%.
Exit Poll-i i Klan Kosovës ka nxjerr fitues në Gjilan Alban Hysenin e LVV-së me 48.5%. I dyti është renditur Arbër Ismajlin e LDK-së me 32.5%. Riad Rashiti i PDK-së është renditur i treti me 16.2%, kurse Nazim Gagica i AAK-së me 2.8%.