Katër vjet nga pushtimi rus në Ukrainë, Delegacioni i BE-së sot do të shfaqë dokumentarin “Lufta e porcelanit” në Shkup
Me rastin e shënimit të katërvjetorit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut organizon projeksion të filmit dokumentar të shpërblyer në Sundance 2024 dhe të nominuar për Çmimin Oskar si filmi dokumentar më i mirë i metrazhit të gjatë, “Lufta e porcelanit”, transmeton Portal.mk.
Projeksioni do të zhvillohet të martën, më 24 shkurt, në orën 18:00 në Kinemanë Frosina, QKR.
Shfaqja do të jetë në anglisht.
“Ukraina është si porcelani – e lehtë për t’u thyer, por e pamundur për t’u shkatërruar”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.
Trailerin zyrtar të filmit mund ta ndiqni më poshtë:
Përndryshe sot bëhen saktësisht katër vjet që kur Putini filloi ofensivën e tij në Ukrainë.