Katër të pranishëm në një kazermë të RMV-së u infektuan nga sëmundja e zgjebes

Katër pjesëmarrës të infektuar të kursit për ushtarë profesionistë në kazermën në Veles janë dërguar për trajtim në shtëpi. Pjesa tjetër është në gjendje të mirë dhe pa simptoma të sëmundjes, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

Epidemiologu i Qendrës Mjekësore ushtarake vlerësoi se sëmundja e zgjebës nuk buron nga kazerma e Armatës.

Infektimi i katër të pranishmëve në kursin për ushtarë profesionistë u konfirmua nga nënkolonel Larisa Oranska, epidemiologe në Qendrën Mjekësore Ushtarake, duke theksuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa po monitorohet gjendja te të pranishmit tjerë.

Rasti i parë, thotë ajo, u raportua të enjten e kaluar, pas së cilës u morën të gjitha masat parandaluese.

Personi i diagnostikuar u dërgua menjëherë te një specialist dhe për trajtim në shtëpi, i ndjekur nga masa shtesë parandaluese.