Qeveria e RMV-së ka nevojë të blejë një automjet të blinduar dhe një avion, vlerësoi Tomovski
Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski, pajtohet pjesërisht me raportin e Drejtorisë Shtetërore për Revizion, ku janë konstatuar parregullsi në menaxhimin financiar, por thotë se ky është rezultat i mënyrës së funksionimit gjatë viteve të kaluara. Enti Shtetërore për Revizion kishte evidentuar mungesë të depozitimit të të ardhurave ditore si dhe mos lëshim të fletë-llogaritjeve fiskale, raporton TV21.
Tomovski thotë se ata kanë 45 automjete të tilla të nevojshme për ministritë dhe shërbime të tjera. Nga 220 automjete që posedojnë, 104 janë amortizuar dhe është vendosur t’i shesin si metal të vjetër. Automjete të blinduara kanë vetëm një, një Mercedes që ka pasur edhe proces gjyqësor “Tank”, por tha se janë të nevojshme edhe të tjera.
“Ne kemi një automjet të blinduar, Mercedes, për të cilin një pjesë e udhëheqjes së kaluar nga partia jonë politike është përgjegjëse, dhe mund t’ju siguroj se ky automjet i blinduar është përdorur që nga viti 2017 dhe vazhdon të përdoret edhe sot. Po, është mjaft i vjetër dhe ndoshta duhet blerë një i ri. Nuk kemi menduar për këtë më parë, por kur vijnë mysafirë specifikë nga jashtë, duhet të kesh automjet të tillë. Një shembull konkret: kryeministri Orban kur vizitoi Maqedoninë në Ohër solli vetë automjet të blinduar”, tha Ivica Tomovski, drejtor i SHPPP.
Sa i përket avionit qeveritar, për të cilin thuhet se është në riparim dhe nuk mund të përdoret për delegacione, Tomovski mendon se duhet të blihet një avion i ri. Për tokën shtetërore, thotë se shumë pjesë nuk dihet as ku ndodhen. Megjithatë, shton se problemi me vilat shtetërore është zgjidhur dhe edhe vila presidenciale dhe ajo e kryeministrit në Shkup dhe Ohër tashmë kanë regjistrim pronësor.
Ndryshe, në nëntor të vitit 2025, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg ka hapur lëndë pas ankesës së ish-ministres së Brendshme Gordana Jankulloska në rastin “Tanku”, në të cilin ajo u dënua për blerjen e automjetit Mercedes të blinduar.
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska më 1 nëntor 2023 u lirua nga burgu pasi u miratua ankesa e saj dhe mori lirim me kusht për pjesën e mbetur të dënimit me burg në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit të blinduar, ku u dënua me katër vjet.
Jankulloska filloi të vuante dënimin më 28 shtator 2020. Vendimin për lirim me kusht e ka marrë Gjykata e Apelit në Shkup, te e cila ajo u ankua pasi u refuzua nga Gjykata Themelore Penale.
Ajo në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit paraprakisht ia uli dënimin në 4 vjet.