Kapitulli 24: Administrata e RMV-së ka nevojë për specializim, në planin e digjitalizimit është mbrapa

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Kapitulli i 24. Drejtësia, liria dhe siguria, si pjesë e sundimit të së drejtës është prezantuar prej zgjerimit të kaluar.

acquis ky kapitull ka më shumë akte juridike të BE-së, se sa kapitulli i 23. Gjithnjë e më të shumta në numër janë rregullat e përbashkëta të kësaj fushe, që përbëhet nga kontrolli kufitar, vizat, migracioni, azili, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, bashkëpunimi në fushën e drogave, si dhe bashkëpunimi gjyqësor në materien civile dhe penale. Kjo materie kërkon bashkëpunim efektiv dhe besim të ndërsjellë ndërmjet shërbimeve, posaçërisht atyre të ndjekjes penale, që funksionojnë në nivel nacional, ndërsa veprojnë edhe në Bashkimin Evropian pa kufij. Kjo domethënë se duhet të arrihet një besim i ndërsjellë ndërmjet atyre shërbimeve.

Në kohën e liberalizimit të vizave Maqedonia kryesonte në rajon në këtë kapitull. Për fat të keq, ky “kryesim” nuk u mbajt. Për të gjithë kapitullin nota në Raportin e skriningut është “përgatitje e moderuar” – 3. Për krahasim, Shqipëria ka notë nivel i caktuar i përgatitjes/i moderuar – 2,5.

Pas notës “përgatitje e moderuar” në këtë kapitull kompleks fshihet pabarazi nëpër fusha, por edhe në raport me aspektet e ndryshme të procesit të harmonizimit – legjislativ dhe strategjik, institucional, zbatim dhe rezultate konkrete.

Në planin legjislativ ka nevojë për harmonizime të mëdha, përfshirë këtu edhe përfshirjen në konventa ndërkombëtare, si dhe ratifikim të konventave, disa prej të cilave ka më shumë kohë që janë të nënshkruara. Ndryshimet e nevojshme ligjore janë të shënuara në mënyrë precize në shumicën e fushave. Vihet re se në të gjitha fushat e këtij kapitulli rekomandohet forcimi i kapaciteteve administrative, nevojitet specializim, por edhe resurse plotësuese njerëzore. Këtu rrjedh edhe pyetja – si ka mundësi që edhe përkrah rritjes së vazhdueshme të administratës publike, të mos zvogëlohet boshllëku i burimeve njerëzore të nevojshme.

Posaçërisht shqetësues është fakti që dukshëm mbetemi pas në planin e digjitalizimit – parakusht për kyçjen e ardhshme të sistemeve të ndërlikuara të TI-së që e mbështesin bashkëpunimin në këtë kapitull në kuadër të BE-së.

Mbetet konstatimi i përsëritur shpesh se nevojitet përmirësim i dosjes së rezultateve konkrete nëpër hetime, ndjekje dhe aktgjykime.

Përkundër këtyre konstatimeve, mbeten notat se shërbimet mbajnë një nivel të mirë të bashkëpunimit – rajonal dhe me shërbimet adekuate të BE-së dhe shteteve anëtare.

Është interesante se në këtë kapitull ka më shumë kërkesa nga ana jonë për të ashtuquajturin “integrim të përshpejtuar”. Tashmë ka një bashkëpunim të vendosur institucional me EUROPOL-in, EUROJUST-in, FRONTEKS-in, etj., Maqedonia është anëtare e më shumë rrjeteve. Kërkesat e reja kanë të bëjnë me, për shembull, bashkëpunimin me Qendrën Evropiane të Monitorimit për Drogat dhe Varësinë ndaj tyre, statusin mbikqyrës në Rrjetin Evropian për Migracionet, qasjen deri te sistemi EURODAK (sistemi për azikërkuesit), etj. Vetëm kërkesa për qasje në sistemin EURODAK, që madje është parashtruar edhe më herët, është refuzuar. Përndryshe, është simptomatike që shënohen në mënyrë shprehimore detaje si mungesat nëpër mbledhje të caktuara të Prokurorit Publik në lidhje me EUROJUST-in (Lençe Ristovska, e cila ishte e emëruara e parë në atë funksion). Njëherit, duhet të kihet parasysh se bashkëpunimi me EUROJUST-in dukshëm u përmirësua pas vendosjes së prokurorit për lidhje, gjë që u vu re në numrin e lëndëve për të cilat është realizuar bashkëpunim. Është rikujtuar edhe se mandati i prokurorit për lidhje ka përfunduar në nëntor të vitit 2022.

Duke pasur parasysh se ndryshimet e nevojshme ligjore dhe përshtatjet institucionale janë të shënuara në mënyrë të precizuar në shumicën e fushave, Raporti paraqet një bazë të mirë për futje në kornizat adekuate nacionale strategjike. Mirëpo, janë të domosdoshme analiza të detajuara për ndikimin e ndryshimeve dhe për burimet e nevojshme njerëzore, posaçërisht duke pasur parasysh se intervenimet e deritanishme dhe në vijim për mbështetjen e kapaciteteve janë të financuara nga projekte të BE-së dhe donatorë të tjerë të huaj.

Me sa duket nevojitet nivel më i madh i ambicjeve për përparim më të dukshëm në këtë kapitull kompleks. Theksojmë se hyrja në sistemin SHENGEN që është me interes të veçantë për çdo shtet kandidat, nuk është automatike me anëtarësimin në BE, por sipas rregullit, ndodh pas tij. 

Rezyme e konstatimeve

Raporti nga skriningu, Klasteri 1, Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria

Nota e përgatitjes: 3 (përgatitje e moderuar)

Fusha Nota e përgatitjes Rezyme e konstatimeve
I Lufta kundër krimit të organizuar

I.A. Korniza strategjike dhe legjislative

I.B. Korniza Institucionale

I.C. Kapaciteti për implementim dhe dosja e rezultateve

I.D. Hetimet financiare

I.E. Kriminalizimi dhe hetimet për pastrimin e parave

I.F. Konfiskimi, ngrirja e pasurisë dhe dënimet financiare

I.E. Kriminaliteti kompjuterik

I.F. Keqpërdorimi seksual i fëmijëve, përfshirë edhe online

I.G. Kontrolli i armëve (përfshirë edhe kontrollin e armëve, pjesëve bazë dhe municionit)

I. H. Trafikimi i qenieve njerëzore

I. I. Bashkëpunim në ndjekje

 

2 Nivel i caktuar i përgatitjes

Maqedonia e Veriut është aktive në EMPACT (Platforma e përbashkët e BE-së kundër krimit të organizuar) dhe ka bashkëpunim të mirë operativ me partnerët ndërkombëtarë.

Duhet të:

–          Përmirësohet efektiviteti në zbatimin e ligjit në luftën kundër formave të caktuara të kriminalitetit, siç janë pastrimi i parave dhe kriminaliteti financiar.

–          Konsolidohet dosja e rezultateve të hetimeve, ndjekjeve, aktgjykimeve të formës së prerë dhe konfiskimit të pasurisë lidhur me krimin e organizuar.

II. Bashkëpunimi në fushën e drogave

II.A. Korniza strategjike dhe legjislative

II.B. Korniza institucionale

II. C. Kapaciteti për implementim dhe dosja e rezultateve

 

Nivel i mirë i bashkëpunimit të organeve për zbatimin e ligjit  në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kolegët e tyre në vendet anëtare të BE-së  në luftën kundër tregtisë me narkotikë.

Nevojitet:

–          Sistem nacional për paralajmërim të hershëm për substanca të reja psikoaktive;

–          Forcim i kapacitetit operativ të Observatorit Nacional të Drogave.

 

III. Lufta kundër terrorizmit

 

III.A. Korniza strategjike dhe legjislative
III.B. Korniza institucionale
III.C. Kapaciteti për implementim dhe dosja e rezultateve
Nivel i kënaqshëm i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të informatave me EUROPOL-in dhe shtetet anëtare të tij.

–          Mungon korniza strategjike për kundërshtimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

–          Nevojitet punë e mëtutjeshme për zbulimin dhe eliminimin e përmbajtjeve terroriste në internet.

 

IV. Bashkëpunimi gjyqësor në materien penale, civile dhe tregtare

IV.A. Korniza strategjike, juridike dhe institucionale – pasqyrë e përgjithshme

IV.B. Kapaciteti i implementimit dhe dosja e rezultateve – pasqyrë e përgjithshme

IV.C. Bashkëpunimi gjyqësor në materien civile dhe tregtare

IV.D. Bashkëpunimi gjyqësor në materien penale

 

 

 

Maqedonia e Veriut duhet

–          Ta forcojë kapacitetin e saj Administrativ për t’i plotësuar kërkesat e BE-së për bashkëpunim gjyqësor në materien penale, civile dhe tregtare.

–          T’i ratifikojë konventat e mbetura relevante ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit gjyqësor.

 

V. Migracioni legal dhe ilegal

 

V.A. Korniza strategjike dhe juridike
V.B. Korniza institucionale
V.C. Kapaciteti për implementim dhe dosja e rezultateve

V.D. Migracioni legal

V.E. Migracioni ilegal

Maqedonia e Veriut luan rol aktiv në menaxhimin e rrjedhave të përziera të migracionit në një nga rrugët kryesore të tranzitimit për lëvizje të parregullt të përzier.

Mirëpo, numri i migrantëve të trafikuar mbetet i lartë dhe lufta kundër rrjeteve të trafikimantëve duhet të përmirësohet si prioritet.

 

 

 

VI. Azili

VI.A. Korniza strategjike juridike dhe institucionale
VI.B. Kapaciteti për implementim dhe dosja e rezultateve

 

 

Edhe më tej është shqetësuese cilësia dhe shpejtësia e vendimeve për azil. Ekzistojnë indikacione se vendimet sillen në bazë të nevojave humanitare, e jo në bazë të shqyrtimit të duhur të bazueshmërisë së kërkesës.

–          Duhet të rritet cilësia dhe shpejtësia e sjelljes së vendimeve në procedurat e azilit.

 

VII. Politika e vizave

VII.A. Korniza strategjike, juridike dhe institucionale – pasqyrë e përgjithshme
VII.B. Kapaciteti i implementimit dhe rezultatet
–          Politika e vizave duhet të harmonizohet në mënyrë plotësuese me atë të BE-së.

–          Duhet të përmirësohet procesi i aplikimit për viza që të sigurohet që organet kompetente të kenë obligim që aplikuesin ta informojnë me shkrim për arsyet e refuzimit të kerkesës për vizë.

 

 

VIII. SHENGENI dhe kufijtë e jashtëm

 

VII.A. Korniza strategjike dhe legjislative

VII.B. Korniza institucionale
VII.C. Kapaciteti për implementim dhe dosja e rezultateve

 

 

 

Bashkëpunimi operativ me Fronteks-in sipas marrëveshjes së punës të lidhur në vitin 2009 ishte i mirë.

Operacioni i parë i përbashkët i Fronteks-it me Maqedoninë e Veriut filloi në Prill të vitit 2023, pas hyrjes së fuqi të marrëveshjes statusore midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.

–          Duhet të forcohen kapacitetet e Qendrës Nacionale të Koordinimit për bashkëpunim në fushën e mbikqyrjes së kufijve të jashtëm.

 

IX. Fallsifikimi i Euros (aspekte penale)

 

IX.A. Korniza strategjike, juridike dhe institucionale – pasqyrë e përgjithshme

 

IX.B. Kapaciteti për implementim dhe rezultatet

 

Maqedonia e Veriut duhet të:

–       Konsolidojë kapacitetin e saj teknik dhe njerëzor për luftë kundër falsifikimit të euros;

–       Miratojë ndryshimet dhe plotësimet e mbetura të përfshira në propozim – Kodin Penal që të harmonizohet plotësisht legjislacioni mbi falsifikimin e euros.

X. Masat për luftën kundër korrupsionit në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme

 

X.A. Korniza strategjike, juridike dhe institucionale – pasqyrë e përgjithshme

 

X.B. Kapaciteti për implementim dhe rezultatet

–       Të forcohet lufta kundër korrupsionit në këtë fushë

–       Masat për forcimin e integritetit në sektorin për zbatimin e ligjit dhe gjyqësisë duhet të intensifikohen