Kamioni mediatik i Ballkanit mbërriti në Shkup, program interaktiv për banorët
Kamioni mediatik i Balkani (Balkan News Truck) ka mbërritur në Shkup dhe do t’u ofrojë banorëve të Shkupit një program interaktiv më 13 nëntor 2025, në parkingun përpara Komunës Qendër, nga ora 11:00 deri në orën 15:00, ndërsa më 14 nëntor 2025, në International School NOVA Shkup, nga ora 9:00 deri në orën 15:00, transmeton Portalb.mk.
Kamioni mediatik i Balkani është një platformë udhëtimi që eksploron lajmet, imazhet dhe mendimin kritik. Në çdo ndalesë, kamioni do të pozicionohet në hapësira publike qendrore, duke ofruar projeksione, kuize dhe biseda rreth mënyrës se si krijohet, ndahet dhe përjetohet informacioni.
Kjo është një mundësi për qytetarët që të mblidhen së bashku, të shkëmbejnë mendime dhe të shohin lajmet nga një perspektivë e ndryshme – me qëllim nxitjen e mendimit kritik, njohurive mediatike dhe dialogut të hapur rreth rolit dhe ndikimit të informacionit në jetën e përditshme.
Programi në Shkup do të përfshijë aktivitetet e mëposhtme:
| Aktiviteti | Programi |
| Kuiz | Njohjen e dezinformimit si superfuqi
Kuiz i hartuar për të testuar gatishmërinë e pjesëmarrësve për të njohur dezinformimin. |
| Diskutim mbi dezinformatat | Kontrollo faktet
Prezantimi i pjesëmarrësve me termat kyç të medias dhe si të njohin dezinformimin dhe të kontrollojnë burimet e informacionit. |
| Lojë që tregon se si krijohet dezinforatat | “Voto për breshkën”
5-минутна онлајн игра за дезинформации. И една желка. Lojë online 5-minutëshe rreth dezinformimit. Dhe një breshkë. |
| Punëtori për zakonet e medias | Social Media Blender
Blenderi përbën hartë personale të burimeve të secilit pjesëmarrës – duke treguar se nga vijnë lajmet, idetë dhe përmbajtja e tyre online. |
Turneu Balkan News Truck dhe aktivitetet e tij janë pjesë e programit paraprak të Ditëve të Kompetencës Mediatike që do të mbahen nga 17 deri më 24 nëntor 2025.
Balkan News Truck është një iniciativë e zbatuar nga CFI – Agjencia Franceze për Zhvillimin e Mediave në partneritet me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, me mbështetjen e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, në kuadër të projektit Shared Horizons.