Juventus gati të bëjë goditjen e madhe në merkato

Juventus ka nevojë të madhe për të përforcuar repartin e mesfushës dhe këto 72 orët e fundit të merkatos së janarit, priten të jenë shumë aktive, raporton ABC.

Mungesa e Pogba dhe Nicolo Fagioli ka bërë me dhimbje koke trajnerin Allegri pasi ka ngelur me pak opsione në këtë repart të fushës. Klubi bardhezi tashmë ka vendosur Teun Koopmeiners si objektivin kryesor të tyre për repartin e mesfushës dhe torinezët kanë bërë një ofertë zyrtare për holandezin e Atalanta.

25-vjeçari konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në Serie A, ndërsa Atalanta e vlerëson atë 70 milionë euro, pasi në verë i kishte refuzuar 50 milionët e Napolit.

Zonja e Vjetër ka bërë gati ofertën prej 40 milionë eurove plus shërbimet e Matias Soules, talentit që po shkëlqen si i huazuar te Frosinone e që vlerësohet 30 milionë.