Izraeli sulmoi portin Hodeidah në Jemen, kërcënoi me bllokadë detare dhe ajrore
Marina e Izraelit e ka goditur të martën portin Hodeidah të Jemenit në Detin e Kuq, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i ka kërcënuar rebelët Huthi me një bllokadë detare dhe ajrore, nëse i vazhdojnë sulmet ndaj Izraelit, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Televizioni Al Masirah, raportoi se Izraeli i kreu dy sulme ndaj dokeve të portit Hodeidah.
Ushtria izraelite tha në një komunikatë se marina e saj goditi shënjestrat e Huthëve, duke shtuar se porti përdoret nga rebelët Huthi për të transportuar armë.
Nuk është raportuar për viktima deri më tani.
Sulmet ndodhën pasi ushtria izraelite të hënën u bëri thirrje njerëzve të largohen nga portet e kontrolluara nga Huthit në Ras Isa, Hodeidah dhe Salif.
“Ne paralajmëruam organizatën Huthi se, nëse vazhdon të qëllojë me armë drejt Izraelit, do të përballen me një përgjigje të fuqishme dhe do t’i nënshtrohen një bllokade detare dhe ajrore”, tha Katz në X.