Siljanovska-Davkova nënshkroi traktatin e OKB-së për mbrojtjen e ujërave dhe zhvillimin e qëndrueshëm
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të Konferencës së tretë të Oqeanit të Kombeve të Bashkuara të mbajtur në Nisë, nënshkroi Traktatin sipas Konventës së OKB-së për Ligjin e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar (Traktati BBNJ), transmeton Portalb.mk.
Qëllimi i Traktatit është të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkombëtar, të ndalojë humbjen e biodiversitetit dhe degradimin e ekosistemeve.
Duke theksuar se megjithëse jemi një vend kontinental, kemi bërë një hap të jashtëzakonshëm duke iu bashkuar këtij Traktati, si shumë vende të tjera, Siljanovska-Davkova tha – sepse kur flasim për ujin, nënkuptojmë ujin nga përroi, nga burimi, deri në oqean, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që sa më shumë vende të jetë e mundur të nënshkruajnë Traktatin.
Ajo theksoi se Marrëveshja na imponon detyrime serioze që duhet t’i marrim seriozisht sepse jemi të detyruar si shtet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur biodiversitetin ujor dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të ujërave.
Duke vlerësuar se situata me oqeanet dhe ujërat nuk është e zymtë, presidentja theksoi se gjërat duhet të ndryshojnë në interes të mbrojtjes së tyre, sepse të gjitha vendet në botë përfitojnë prej saj, pavarësisht nëse janë në det apo jo – kjo do të thotë se vendi ynë do të përfitojë vetëm nga mbrojtja e ujërave.
Në kuadër të Konferencës së mbajtur në Nisë, presidentja Gordana Siljanovska Davkova pati edhe një takim të shkurtër me presidentin francez Emmanuel Macron.