Izraeli bombardoi një shkollë në Gaza ku ishin të strehuar palestinezë të zhvendosur
Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shkollë në veri të Rripit të Gazës ku qëndronin palestinezët e zhvendosur ndërsa raportohet se ka shumë të vrarë dhe të plagosur, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shkollën “Hafsa” në rajonin Al-Faluja në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, në të cilën qëndronin palestinezë të zhvendosur.
Në sulm kanë humbur jetën shumë persona, përfshirë në mesin e tyre fëmijë dhe gra.
Forcat izraelite goditën gjithashtu të paktën 9 shtëpi në Beit Lahia në veri të Gazës. Në se sulme ka shumë të vrarë dhe të plagosur.
– Ndërpritet komunikimi në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës
Në anën tjetër thuhet se Izraeli ka vendosur në objektiv kullat e komunikimit në Gaza.
Bëhet e ditur se është ndërprerë plotësisht komunikimi në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës.